LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korrupsioni në Shqipëri/ Ambasadori i OSBE: Ka nivel shumë të lartë

10 Dhjetor 2018, 14:56, Aktualitet CNA
Korrupsioni në Shqipëri/ Ambasadori i OSBE: Ka nivel shumë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Ambasadori i OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt ka dhënë një intervistë për televizionin ?A2 News?, ku ka folur për korrupsionin.

Borchardt gjatë fjalës së tij theksoi se shqiptarët duhet të paguajnë për çdo shërbim që si rregull e përfitojnë falas

?Shkon në spital me një problem shëndetësor të rëndë, shtyhesh të paguash. Duhet të lindësh dhe lindja është e ndërlikuar, shtyhesh të paguash. Shkon në rajonin e policisë si viktimë e dukshme krimi, shpërfillesh ose të largojnë.?-s hprehet ai.

Ambasadori i OSBE thekson se korrupsioni është një problem tejet shqetësues në vendin tonë dhe se nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm për parandalimin e tij deri tani.

?Nuk ndodhin në Shqipëri? Këto të gjitha janë përvoja realiste, korrupsioni mbetet problem dramatik në Shqipëri. Dita Kundër Korrupsionit ishte dje; Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut është sot. Ato janë të lidhura dhe jo vetëm për shkak të datave të afërta. Korrupsioni prek më shumë të Drejtat e Njeriut e njerëzve më të cenueshëm dhe më të margjinalizuar. Mbështetja për luftën kundër korrupsionit do të mbetet fokusi i punës sonë këtu.?-tha Borchardt./CNA.al

Lajmet e fundit nga