LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto- Studentët vijojnë protestën/ Tubim masiv para Ministrisë së Arsimit

10 Dhjetor 2018, 12:37, Aktualitet CNA

Pavarësisht ftesës së Ramës për dialog, studentët nuk tërhiqen por vijojnë të qëndrojnë duke protestuar në mënyrë paqësore para Ministrisë së Arsimit.

Lëvizja Studentore ka ngritur më këmbë të gjithë të rinjtë e të rejat në Tiranë dhe në rrethe, me një listë kërkesash e pakënaqësisht të krijuara nga reforma në arsim.

Sot është dita e gjashtë, që studentët janë tubuar masivisht para godinës së MAS, dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, duke mos pranuar asnjë negociatë me qeverinë.

Studentët deklaruan se nuk do të marrin pjesë në dialog të thirrur nga kryeministri Rama pa plotësuar kërkesat e tyre të parashtruara përmes 8 pikave. Ndërkohë këmbëngulin që politika të lihet jashtë protestës.

?Kryeministrit ia kemi bërë të qartë. Nuk ka dialog. Ai duhet të plotësojë kërkesat tona. As sot nuk ka për t?ia dalë. Ai ka sot një ultimatum për këtë. Të gjithë studentët të martën do të jenë në Tiranë dhe në rast se injorohemi, situata do përshkallëzohet, ne e dimë se çfarë kërkojmë. Unë jam i pari që do të futem në grevë urie, sepse nuk po dalim në rrugë për politikë, por për të drejtat e studentëve?, janë shprehur studentët.

Lajmet e fundit nga