LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fatmir Mediu merr postin e lartë në Amerikë

10 Dhjetor 2018, 11:29, Aktualitet CNA
Fatmir Mediu merr postin e lartë në Amerikë

Kryetari i Partisë Demokratike,  Fatmir Mediu, është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues të Forumit të lartë Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë të organizuar nga Kongresi Amerikan.

Këtë lajm kreu i PR-së e ka bërë vetë publik në një postim në rrjetet sociale, ku njofton se pranoi ftesën e Kongresmenit Robert Pittinger për t?u bërë pjesë e Komitetit Drejtues të ketij Forumi të lartë Parlamentar të Inteligjences dhe Sigurisë, te zhvilluar në Kongresin Amerikan në Ëashington DC, ku morën pjesë plot 350 përfaqësues nga rreth 80 vende të ndryshme.

?Ky komitet zhvilloi takimin e parë pas forumit ne nje mengjes pune në University Club me perberje nga kongresmene, anetare te Bundestagut Gjerman, parlamentit Europian dhe parlamenatre te disa vendeve, por dhe perfaqesues te industrise dhe teknologjise Amerikane.”- shkruan Mediu.

Më tej ai tregon se gjatë fjalës së mbajtur në këtë forum ka theksuar nevojën për bashkëpunim dhe mbështetjen e çdo vendi.

?Gjate fjales ne Forum jo vetem theksova vleren e bashkepunimit ne keto forume te remdesishme, por dhe nevojen e cdo vendi qe mbeshtetur ne konkluzionet dhe rekomandimet e Forumit te angazhohet ne miratimin dhe implementimin e ligjeve.Po ashtu dhe nevojen e bashkepunimit me Forumet e tjera te sigurise vecanerisht ne Europe.?- shprehet kreu i republikanëve.

Mediu  bën publike edhe temat e trajtuara në këtë diskutim, siç është lufta kibernetike apo lufta kundër terrorizmit.

?Ky forum i larte ndërkombëtar për sigurinë, ofron mundësinë për dialog në lidhje me sfidat aktuale të sigurisë si ajo kibernetike; luften kunder terrorizmit, asistence ligjore për të parandaluar ,financimin e terrorizmit, bashkepunimin ne luften kunder terrorizmit..?-mbyll postimin e në rrjetet soziale ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga