LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërkoi makinë e privilegje/ Rama zbulon prapaskenat e dorërehqjes së Mukës

10 Dhjetor 2018, 11:52, Aktualitet CNA
Kërkoi makinë e privilegje/ Rama zbulon prapaskenat e dorërehqjes

Gjatë komunikimit të zhvilluar live për protestën e studentëve kryeministri Edi Rama ka folur edhe për dorëheqjen e Taulant Mukës.

Kryeministri tha se Muka dhe një grup pedagogësh i propozuan një plan për zhvillimin e universitetit, të cilin ky i fundit u shpreh se ia ngarkoi që ta kryente vetë duke e emëruar zv.ministër të Arsimit.

?Taulant Muka që u bë zv.ministër i Arsimit që nuk e meriton, erdhi me një grup pedagogësh kërkoi takim me Nikollën. Ajo më tha se kam një grup pedagogësh me një djalë që ka një ide për këtë dhe atë. I thash bjeri këtu se kisha dëshirë t?i takoja. Erdhën në zyrën time, ishte një djalë nga Kosova me ta.

Taulant Muka më tregoi platformën e tij, më tha që është në Zvicër me një katedër shkenctarësh. I thash sikur nuk shkon të na tregosh si ta bëjmë këtë gjë, ndaj do vish ta bësh ti që e propozon këtët projekt. Ai më tha se prisja që të bëjë këtë që thua ti, i thash kjo është gjëja që të propozojë dhe ju si grup bëjeni këtë meqë është ideja juaj.?-tha kryeministri.

Më pas Rama akuzoi zv.ministrin e dorëhequr se në momentin që mori postin filloi të kërkojë makina e privilegje.

?Jeni ju të universitetit merreni dhe bëjeni ju i thash, ditën e para dua veturë tha, po banjon pse se kam në zyrë, po kjo po ajo, babain e dua shofer të punësuar në Ministri. I thash mund të jesh shkenctarë, po kjo s?do të thotë asgjë merre punën me qetësi i tha, pastaj dha dorëheqjen e tha që  Edi Rama nuk plotëson kushtet e punë.?-u shpreh ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga