LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Artan Fuga hedh akuza të forta/ Zbulon kush po rrjep studentët

10 Dhjetor 2018, 16:11, Aktualitet CNA
Artan Fuga hedh akuza të forta/ Zbulon kush po rrjep studentët

Për akademikun dhe profesorin e  njohur, Artan Fuga, Bordit të Menaxhimi të Universiteteve janë ata që po rrjepin pedagogë e studentë.

Në një postim në rrjetet sociale, profesori shkruan se këta persona që janë duke shkatërruar arsimin dhe studentët duhet të pushohe që sot.

?Bordet e menaxhimit po rrjepin universitarët, pedagogë e studentë! Antarët e bordeve të administrimit duhen shkarkuar sot, jo nesër! Nesër është vonë!?- shkruan ai.

Më tej Fuga kërkon pezullimin e të gjitha funksioneve të bordeve deri në realizimin e metodave të reja.

?Veç kësaj duhen pezulluar të gjitha funksionet e bordeve deri në konceptimin e e mënyrave të reja të menaxhimit të universiteteve.?-thotë ai.

Sipas prof. Fugës, anëtarët e bordit që merret me menaxhimin e universiteteve janë emëruar sipas trafiqeve të influencave politike dhe administrative, nuk kanë asnjë legjitimitet për funksionet që ushtrojnë.

?Ata : po falimentojnë universitetet,

po rrjepin studentët,

po injorojnë trupat profesorale,

janë në konflikt interesi me ushtrimin e detyrës,

janë emëruar sipas trafiqeve të influencave politike dhe administrative,

nuk kanë asnjë legjitimitet për funksionet që ushtrojnë, kanë bllokuar reformat universitare dhe nuk luajnë asnjë rol pozitiv,

marrin paga të paligjshme në dy llogari publike,

nuk ia fërshëllen fare për të bërë me rendiment dhe efikasitet investimet publike në universitete?- mbyll postimin në rrjetet sociale ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga