LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 hile si të ecim me këpucët me takë si modelet e “Victoria’s Secret”

10 Dhjetor 2018, 22:50, Aktualitet CNA
5 hile si të ecim me këpucët me takë si modelet e

?Jepi një femre këpucët e duhura dhe ajo do të pushtojë botën?! Marilyn Monroe kishte shumë të drejtë kur pohoi këtë shprehje, e cila vazhdon të jetë aktuale. Këpucët me taka janë ndër aksesorët që çdo femër duhet të ketë patjetër në dollapin e saj të veshjes.

Jo vetëm që ju japin më shumë feminilitet, ju bëjnë të ndiheni elegante, joshëse, por theksojnë gjithashtu format trupore.

Por nuk është gjithmonë e lehtë të gjesh të duhurat. Çelësi mbetet te cilësia e këpucës që zgjidhni, ndaj më mirë besojuani këmbën tuaj markave.

1.Vendosi takën fillimisht në tokë

Mënyra më e mirë për t?u ndjerë komode është të vendosni të gjithë këmbën njëherësh, njëlloj sikur të ishit duke ecur me të sheshta. Peshoni mbi tokë fillimisht pjesën e takës dhe më pas pjesën tjetër të këpucës. Në këtë mënyrë ecja juaj do të duket më e natyrshme.

2.Ecni me hapa të vegjël

Veshja e këpucëve me taka e bën automatikisht hapin të duket më i vogël pasi kërkon më tepër përqendrim që të arrini distancën e duhur. Nuk nënkuptojmë të ecni me hapa mikroskopikë, por më të vegjël se zakonisht.

3.Mos vraponi

Nuk është aspak ide e mirë të vraponi mbi taka. Jo vetën që do të dukeni çuditshëm, por mund të përfundojë më keq nga ç?mendoni. Ecni me hapa të ngadaltë që të duket sikur keni besim në vete dhe dini të ruani ekuilibrin.

4.Mbështetuni lehtësisht mbrapa

Ndonjëherë na duhet të ecim shpejt, ndoshta më shpejt nga sa mund të na e lejojë vetë këpuca. Për këtë arsye vendosni në tokë thjesht një pjesë të këpucës dhe mbështetuni lehtësisht nga mbrapa në mënyrë që të kontraktohet busti i dalë përpara.

5.Zgjidhni këpucë që ju bëjnë

Në qoftë se këpucët me taka ju rrinë sadopak të mëdha apo të vogla, është praktikisht e pamundur që të ecni natyrshëm mbi to. Në qoftë se këpucët ju rrinë pak më të mëdha nga numri juaj, përdorni një nga shtuesit e këpucëve brenda tyre.

Lajmet e fundit nga