LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si  filluam të përshëndesnim duke shtrënguar duart

9 Dhjetor 2018, 17:27, Aktualitet CNA
Si  filluam të përshëndesnim duke shtrënguar duart

Kjo praktikë është shumë e vjetër, por në perëndim filloi të përhapej vetëm pas rënies së Perandorisë Romake, falë fiset  gjermanike, të cilat banonin në veri të Europës.

Praktika e të  përshëndeturit duke shtrënguar duart, është shumë e përhapur. Por dëshmitë e vjetra mbi këtë lloj përshëndetje janë të pakta.

Imazhe që tregojnë dorështrëngimin shfaqen edhe në pikturat që tregojnë funeralet e të njëjtës periudhë, por sipas historianëve bëhët fjalë për përjashtime.  Në Romën e vjetër, përshembull njerëzit përshëndeteshin më së shumti me puthje në faqe, shtrëngimi i dorës ishte i rezervuar për persona të veçantë, si miqtë apo familjarët.

 

Dorështrëngimi që njohim sot është i njohur për popullsinë e mbarë botës, por fillimisht u përhap në Europë vetëm pas rënies së Perandorisë  Romake, gjatë shekullit të V-X pas Krishtit.  Ata që e përdornin më së shumti ishin  fiset gjermanike që jetonin në veri të Europës. Kjo përshëndetje ishte simbolika e  shprehjes së besimit reciprok mes dy personave./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga