Connect with Us

Shpallet fituesi i “Këngës Magjike” 2018

Aktualitet

Shpallet fituesi i “Këngës Magjike” 2018

Publikuar

-

Mbrëmjen e sotme u zhvillua finalja e edicionit të 20-të të “Këngës Magjike”. Gjatë mbrëmjes u dhanë çmime të ndryshme, ndërkohë që fitues u shpall Flori Mumajesi.

Fituesi i edicionit, ashtu si vitet e tjera,  zgjidhet nga votat e kolegëve, të cilët këtë vit zgjodhën fitues te çmimit të parë Flori Mumajesin.

Ndërkohë në vendin e dytë u renditën Aurela Gaçe dhe Eli Fara ndërsa në vendin e tretë Fifi dhe Mc Kresha.

 

LEXO EDHE:  Përveçse na tregoi shtepinë nga brenda, Flori sapo zbuloi dhe “bukuroshen” që e pret me padurim të kthehet

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I ekzekutuan të birin/ Flet babai i efektivit të FNSH: Xhulio kishte shqetësime si gjithë policët

Publikuar

-

Nga

I ekzekutuan të birin/ Flet babai i efektivit të FNSH: Xhulio kishte shqetësime si gjithë policët

Martin Prela, babai i efektivit të FNSH, që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Lezhë-Milot, ka thënë se ata nuk kishin hasmëri me njeri.

Ai shprehet se nuk e dinë kush dhe pse ia kishte vrarë djalin, 26 vjeçarin Xhulio Prela. Martin Prela ka thënë se dje kishte ngrënë darkë me djalin dhe më pas ai kishte dalë nga shtëpia se do të merrte një mik në Rinas.

“E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Rreth orës 00:00 ka dal nga shpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas. Nuk kemi asnjë hasmëri, Xhulio nuk fliste shumë për punën. Mbante atë që i takonte, çështjet e punës nuk i fliste në shtëpi. Puna edhe mund të jetë shkak, por nuk e di. Disa shqetësime mi pati thënë nga puna, presione, por përgjithësisht janë shqetësime që i kanë të gjithë policët. Përsa i përket mikun që e ka prit nuk kemi asnjë dyshim. Ne nuk e dimë se nga ka ardhur”, është shprehur për Report TV Martin Prela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Po SPAK?/ ARRSH kuçedra e fondeve të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Po SPAK?/ ARRSH kuçedra e fondeve të shqiptarëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni që gllabëron shumicën e fondeve që vjnë nga taksat e shqiptarëve por edhe donatorëve të huaj. Institucion ky që qarkullon, disa miliara euro fonde investime, qarkullon paratë e rindërtimit të Shqipërisë, së infrastukturës e të tjera.

Por çfarë ndodh?

Mjafton të shikosh javët e fundit sesi ky institucion iu kanë kushtuatr shqiptarëve disa dhjetëra milionë euro në investime më tëpër sesa duhet të ndodhte. Pra tendera që bëhen me gara të padrejta kur nuk fiton as i pari, as i dyti, as i treti, por fiton edhe i shtati apo edhe i shtatëmbëdhjeti pasi skualifikohen me dhjetra subjekete me justifikime nga më të ndryshmet. Dikush do të thotë se procedura ligjore është e rregullt pasi nuk ka shkelje por në fakt SPAK i ka shkeljet gati sepse janë disa kompani të cilat fitojnë për të njëjtat kritere një tender dhe për të njëjtat kritere humbin një tender tjetër, megjithëse çmimin e kanë ofruar më të ulët. Kjo ka ndodhur me ARRSH!

Duket që shumica e tenderave në këtë institucion janë thuajse të paravendosura, janë të ditura nga të gjitha kompanitë, mjaton të pyesësh tek ndërtuesit në Shqipëri dhe secili të tregon se kush do të fitojë çfarë, sa është fondi, kush është projekti dhe garat duken totalisht formale. Ai që e përgatit terrenin e fiton në fund. Në finale shqiptarët do të detyrohen të paguajnë nga mungesa e një gare të vërtetë disa dhjetra milionë euro apo më tepër. Tre milinë euro më shumë këtu, pesë milionë atje matanë e kështu me radhë.

LEXO EDHE:  Linda Rei nxjerr blof “Dance With Me”, publikon foton me çiftin fitues

LEXO EDHE:  Linda Rei nxjerr blof “Dance With Me”, publikon foton me çiftin fitues

Pra behën projekte me kompani të cilat ndërhyjnë dhe ngrenë gjithçka për ta fituar në fund, prandaj gara duket të jetë formale. Edhe pse kompania del e nënta apo e njëmbëdhjeta , ajo e fiton tenderin pasi të tjerat skualifikohen. Kështu ndodh me shumë invesitme, kështu po ndodh sidomos dy muajt e fundit në Shqipëri me tenderat e ARRSH. Një abuzim skandaloz që u kushton shqiptarëve dhjetëra milionë euro, mos themi çdo ditë, por çdo javë më shumë shuma nga taksat e tyre për tenderat skandalozë të cilat SPAK nuk ka sy t’i shohë.

SPAK po merret me dhjetë mijë lekë të vjetra për korrupsionin e një polici në rrugë, por nuk merret me drejtorët e ARRSH, me strukturat e korruptuara dhe të kalbura të këtyre institucioneve që sot janë jo vetëm gropa e thellë e taksave të shqiptarëve por edhe institucionet më të korruptuara ku taksat e shqiptarëve çohen tek kompani private për interesa personale të drejtueve të politikës që shkojnë deri tek kryeministri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Balluku në Durrës/ Shqipëria do të përfitojë një port ndërkombëtar, me parametra modernë

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku ka vijuar inspektimet në Portin e Durrësit.

Ministrja Balluku deklaroi se Porti do të rialokohet për t’i hapur rrugë shndërrimit të portit aktual në një port tërësisht turistik. Sipas Ballukut, synimi i qevërisë është që Porti i Durrësit të kthehet në një port tërësisht turistik, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

“Synimi i qeverisë është që Durrësi të kthehet në një qytet turistik me vlerë jo vetëm për Shqipërinë , por edhe për rajonin. Porti i ri do të ndërtohet mbi bazën e parashikimeve të volumeve të dhjetëvjeçarit të ardhshëm, do të ketë një zonë të lirë ekonomike që do të lidhet me një linjë treni. Durrësi dhe Shqipëria do të përfitojnë një port ndërkombëtar, me parametra modernë”, u shpreh Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE