LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shenjat e fshehura të goditjes në tru, ja se çfarë duhet të dini

9 Dhjetor 2018, 22:53, Aktualitet CNA
Shenjat e fshehura të goditjes në tru, ja se çfarë duhet

Iktusi, i njohur ndryshe edhe si apoplessia është një goditje  që shkaktohet kur një sasi gjaku në tru, shkakton vdekjen e qelizave të trurit, sot njihen dy  lloje iktusi.

Ishemia  lidhet me mungesën e qarkullimit të gjakut

Hemoragjia shkaktohet nga gjakderdhja

Të dyja llojet e iktusit shkaktojnë dëme në tru, dëmi më i vogël është paaftësia e pjesës së prekur të trurit për të funksionuar si duhet.

Ekzistojnë disa simptoma të cilat mund të na paralajmërojnë në rast se rrezikohemi nga iktusi, një minutë mund të bëjë diferencën, mes jetës dhe vdekjes.

Mund t?ju ndodhë që teksa ecni të keni probleme me mbajtjen e ekuilibrit ose të humbni kontrollin. Gjithashtu edhe paaftësia për të folur në mënyrë korrekte është një tjetër shenjë ndaj të cilës duhet të jemi vigjilentë. Një shenjë tjetër është edhe paqartësia në shikim.

Shihni buzëqeshjen tuaj. Merrni një pasqyrë dhe buzëqeshni, ndërkohë vërreni nëse buzëqeshja juaj është simetrike. Ngrini krahët, dhe tregohuni të vëmendshëm, nëse shihni se buzëqeshja juaj ka tendencën të shkojë për poshtë shkoni tek mjeku./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga