LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sëmundjet nga të cilat rrezikoheni të prekeni bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

9 Dhjetor 2018, 12:10, Kuriozitete CNA
Sëmundjet nga të cilat rrezikoheni të prekeni bazuar në

Është pjesë e natyrës njerëzore që gjatë jetës të preket nga sëmundje të ndryshme të cilat mund të jenë të lehta ose të rënda, por me evolimin e shkencës ato bëhen edhe më të kurueshme.

Mirëpo për ata që nuk e dinë ka një lidhje mes muajit kur keni lindur dhe sëmundjes nga e cila mund të prekeni.

Kështu besojnë studiuesit që kanë shqyrtuar 1.688 sëmundje bashkë me datat e lindjes së 1.7 milionë pacientëve të trajtuar në Spitalin Presbyterian, në New York, mes viteve 1985-2013.

Duke ju referuar rezultateve të kërkimit, 55 sëmundje rezultuan të lidhura drejtpërdrejtë me muajin e lindjes. Askush deri më sot nuk kishte bërë një studim të tillë. Studimet e mëparshme kanë arritur vetëm të bëjnë lidhjen midis një sëmundje të caktuar të fëmijës dhe muajit të tij të lindjes. Për shembull, nëse lindja ka qenë gjatë dimrit, shpjegohen sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes apo astmës.

Zakonisht priremi ta shohim astrologjinë si një lojë argëtuese, por sipas shkencëtarëve amerikanë të Columbia University Medical Center ekzistojnë arsye të vlefshme shkencore sipas të cilave muaji i lindjes mund të jetë përcaktues i gjendjes shëndetësore të një personi.

Më poshtë ju tregojmë se nga cilat sëmundje rrezikoni të prekeni në bazë të shenjës suaj të horoskopit:

Janar ? hipertensioni

Shkurt ? sëmundje të zemrës

Mars ? arterioskleroza dhe sëmundje të zemrës

Prill ? dhembje të kraharorit, shqetësime të zemrës

Maji, qershor rezultojnë lindjet e njerëzve më të shëndetshëm.

Korriku: Të gjithë të lindurit në muajin korrik besojmë se e njohin shumë mirë dhimbjen e vazhdueshme të qafës, por ajo që nuk dinë është se rrezikojnë po ashtu të vuajnë nga astma dhe aritmia.

Gushti: Sipas rezultateve të studimit të mësipërm, të gjithë të lindurit në gusht paraqesin predispozitë më të lartë për të patur osteoporozë dhe probleme të gjëndrave tiroide. Gratë e lindura në këtë muaj vuajnë nga reumatizma

Shtatori ? astma

Tetori ? sëmundjet mendore

Nëntori ? infeksionet virale

Dhjetori ? çrregullime të rrugëve të frymëmarrjes

Lajmet e fundit nga