LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës

9 Dhjetor 2018, 13:55, Aktualitet CNA
Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i është bashkuar, edhe artisti Robert Aliaj.

Duke folur para studentëve, Aliaj dha mesazhin e fortë për rininë shqiptare, që ajo mos të ndalet. Teksa kishte zgjedhur që të shkonte në protestë me vajzën, Aliaj tha se studentët duhet të lënë diçka për brezat e rinj.

?Studentët duhet të ndërgjegjësohen, të bëjnë trendin e politikës dhe teatrit. Jo si neve që e shkatërruam këtë vend dhe si lamë asnjë presje fëmijëve tanë. Bëjeni ju, se ne nuk e arritëm.?- tha artisti.

Ai i kërkoi studentëve që të qëndronin të pastër dhe të mos behën si ata të dhjetorit të 90-ës dhe të lënë diçka për brezat eardhshëm.

?Ju qëndroni të pastër, mos bëni siç bëmë ne ata të dhjetorit. Ata sollën këtë mizeralitet. Unë po bëhem 60 vjet me shpresën për t?u bërë ku vend dhe s?u bë. Shpresoj që ju premtim që do i jepni fëmijëve tuaj ta mbani që ata të kenë diçka. Është e rëndë kjo?- u shpreh Aliaj.

Ndërkohë, bashkë më të në protestë ishte dhe e bija Gala, e cila në anglisht shprehu lumturi që ndodhej në protestë. ?Jam shumë e lumtur që të jem këtu mes jush?-tha vajza./CNA.al

Lajmet e fundit nga