LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse nuk duhet të na pëlqejë kafeja

9 Dhjetor 2018, 22:40, Aktualitet CNA
Pse nuk duhet të na pëlqejë kafeja

Në natyrë njohja e shijeve të hidhura e ka ndihmuar njeriun  qysh nga fillimet e ekzistencë së tij, për të dalluar substancat helmuese. Si ka mundësi që tani shija e hidhur e kafesë, për shumë nga ne është thjesht e parrezistueshme?

Aftësia për të dalluar shijen e hidhur na ka mbajtur larg helmimit në gjithë periudhën evolutive, substancat helmuese kemi qenë të aftë ti dallojmë përmes shijes. Por si është e mundur që tani kemi rënë kokë e këmbë në dashuri me pijen e hidhur të kafesë? Një studim i publikuar në revistën Scientific Reports , analizon lidhjen mes gjenetikës dhe ndjeshmërisë mbi shijen e hidhur si dhe predispozitën e konsumit të alkoolit dhe kafesë.

Nëse ndjekim logjikën, sapo pijmë gllënkën e parë të ekspresit në bazë të instinktit duhet ta pështyjmë, por studiuesit nga Universiteti i Illinois kanë dalë në përfundimin se personat më të ndjeshëm ndaj shijes së kafesë, janë edhe konsumatorët më besnikë të saj. Kjo sipas tyre është pasojë e përforcimit pozitiv, këta persona janë mësuar që ta lidhin shijen e kafesë me eksperienca pozitive dhe kjo e bën shijen e hidhur të saj, jo vetëm të pranueshme por edhe të dëshirueshme./Cna.al

Lajmet e fundit nga