LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e studentëve/ Gazetari kryqëzon Rektorin e UT-së

9 Dhjetor 2018, 14:48, Aktualitet CNA
Protesta e studentëve/ Gazetari kryqëzon Rektorin e UT-së

Gazetari Denis Dyrnjaja përmes një postimi në rrjetet kërkon arsyen e heshtjes së Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit dhe dekanëve të universiteteve.

Sipas gazetarit këta persona që heshtin para protestës së studentëve janë ata që e kanë degraduar arsimin në vendin tonë.

?Të vetmit që heshtin prej ditësh janë rektorët dhe dekanët e universiteteve sikur kjo që po ndodh ka lidhje me minierat, jo me situatën në Universitetet dhe institucionet që ata drejtojnë ose më saktë mbi të cilët vegjetojnë. Janë ata që kanë lejuar që arsimi të shkojë në këtë gjendje degraduese, janë ata që kanë lejuar fiktivitetin në universitete, korrupsionin, nepotizmin, janë ata që kanë mykur universitetin.?-shkruan gazetari.

Më tej ai ngre një sërë pyetjesh për heshtjen e tyre, ndërkohë që studentët kanë ditë të tëra para Ministrisë së Arsimit.

?Si shpjegohet që në pikën më të nxehtë kur studentët janë në rrugë dhe protestojnë prej ditësh rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni hesht?! Asnjë deklaratë, asnjë qëndrim. Kjo do të thotë se universiteti është jetim. Ç’është kjo heshtje skuthe?! Ç’është ky rektor që nuk mban nje qëndrim për kërkesat e studentëve, qoftë kundër ose pro tyre, mban njeriu një qëndrim. Është detyrim ligjor në rradhë të parë dhe më pas edhe detyrim publik e së fundi moral sepse je në krye të një institucioni ku të janë ngritur njerëzit në protestë.?- vijon ai.

Në shkrimin e tij gazetari sugjeron pastrimin e universiteteve nga lart, pra duke filluar me rektorin e të tjerët që vijnë pas tij.

?Duhen pastruar universitetet nga lart. Universiteti është kalbur nga koka dhe andej edhe qelbet prandaj, studentët sot janë në rrugë. Sepse krah tyre dhe për te mbrojtur interesat e tyre jo sot, por dje, sot e gjithmonë duhet të jenë drejtuesit e universiteteve por nuk kanë qenë dhe nuk janë sepse janë ca aparatçikë të lodhur. Janë ca burokratë e karrieristë klasikë të cilët kanë ndalur orën e shkencës prej vitesh duke e shndërruar universitetin në kioskë që jep diploma me para e për qoka në shërbim të partive politike për të siguruar fitoren në garën e ardhshme në krye të Universitetit.?- thotë Dyrnjaja.

Në fund të postimit gazetari i sugjeron studentëve që të kërkojnë dorëheqjen e rektorëve dhe dekanëve, pasi ata asnjëherë nuk i kanë përfaqësuar kërkesat e tyre.

“Një apel kam për studentët.!! Kërkoni dorëheqjen e të gjithë rektorëve dhe dekanëve. Ata nuk kanë përfaqësuar dhe nuk përfaqësojnë interesat tuaja. Ata madje i kanë shkatërruar interesat tuaja. Kërkoni largim të menjëhershëm të tyre.?-shkruan ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga