LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

9 Dhjetor 2018, 17:01, Aktualitet CNA
Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave nga projekti i Unazës së Madhe. Ata e kanë quajtur këtë projekt hajdutesh, ndërsa kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit vazhdonin të thonin se shtëpitë do i mbrojnë me gjaksi dhe kërcënuan drejtuesit e makinerive se do t?i djegin me benzinë nëse do i afrohen shtëpive.

Ndërkohë kreu i Partisë Demokratik,Lulzim Basha, i cili i është bashkuar sërish protestës së banorëve ka thënë se ndaj qytetarëve po ushtrohet dhunë nga ana e policisë.

?Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake përdoren për të ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. Projekti është një aferë korruptive që synon prishjen e banesazve për interesa personale të Ramës.Kemi të bëjmë me një projekt të pastër vjedhje. Siç është çdo projekt tjetër i ARRSH-së?,- u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga