LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para Ministrisë së Arsimit

9 Dhjetor 2018, 16:31, Aktualitet CNA
Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para

Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Pas refuzimit që i bënë ftesës për dialog nga kryeministri Edi Rama, studentët kanë vendosur që të mbyllin protestën edhe për sot.

Ata vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim, duke kërkuar vetëm miratimin e tetë pikave dhe jo diskutimin e tyre.

Ashtu si në pesë ditët e tjera, edhe sot studentët nuk pranuan që në protestë të merrnin pjesë persona që janë të lidhur me politikën, madje për këtë arsye pati edhe përplasje midis tyre dhe anëtarëve të Lëvizjes për Universitetin.

Në mbyllje të protestës studentët kanë deklaruar që nesër do ketë sërish protestë para Ministrisë së Arsimit./CNA.al

Lajmet e fundit nga