Connect with Us

Nuk u kualifikua në finale, revoltohet Kastro Zizo:”Shqiptarët e kanë të vështirë të jetojne të lirë, duan satrap mbi kokë dhe…”

Aktualitet

Nuk u kualifikua në finale, revoltohet Kastro Zizo:”Shqiptarët e kanë të vështirë të jetojne të lirë, duan satrap mbi kokë dhe…”

Publikuar

-

Mbrëmë u mbajt nata finale e ‘Këngës Magjike’ ku çmimin e parë e rrëmbeu Flori Mumajesi me këngën ‘Plas”. Ndërkohë natën finale nuk arritën ta preknin të gjithë. Një ndër ta është edhe këngëtari i njohur Kastro Zizo.

Lidhur me këtë këngëtari ka zgjedhur të thotë dy fjalë siç e quan ai për mospjesërmarrjen në finale.

Kastro nuk kursehet aspak me kolegët këngëtarë dhe sidomos të rinjtë që e kanë vlerësuar me 0 pikë.

“Më vjen të qaj, plas, vuaj, shpërthej, rënkoj etj etj kur pash një garrumbull “talentesh” të rinj që vlersonin me 0 pike mua apo disa të tjerë që kanë një jetë në skenë. Ca piçivelër të rritur me margarinë industriale dhe tinguj të huazuar nga Kazaket e mjerë zbritur rishtazi në Bullgari e vende sllave”, shkruan ndër të tjera kastro.

Komenti i plotë:

Nja 2 fjale per mos pjesmarrjen time ne finalen e “KM” mqs kam ende njerez qe me ndjekin muzikalisht dhe “shqetesohen” per mua. E para si çdo artist do doja shume te isha ne finale sepse pervec 20 vjetorit fundja per vlersim-rrjedhimisht dhe çmim shkojme, e dyta pasi pash finalen jam shume me i lumtur qe nuk isha pjese e nje farse, hipokrizie dhe pseudo lumturie ne syte e disave! Une i pari jam hipokriti me i madh, mjafton te shihni fleten time te votimit dhe 70% e atyre qe kam dhene pike ose me ngjajne medioker ose si kam degjuar fare! Pse kam votuar ashtu pra?! Per te qene dhe une si gjithe te tjeret, pa fjale dhe “probleme”, i rregullt me sistemin…nje prerje si ai 70%-ndesh, pantallonat dhe xhupin njesoj, ushqimin dhe mendimet njesoj, muziken dhe tingujt njesoj…vetem se njesoj nga larg, nga lindja e larget! Po nejse…ky eshte “muhabet” tjeter, se shije shije kjo “dynjah”…fundja 500 vjet nuk jane pak! Drita, “leduolle” pa fund, femra-meshkuj te veshur e shveshur…shoë shoë shoë gjithandej…shoë qe duhet te kishe shishen e rakise prane qe te mund ti merrje ere here pas here ne rast se nuk do te dilte ndo1 pike lot nga kujtimet e atyre qe jane je jete me.te mire…po dhe ky eshte “muhabet” tjeter, fundja kur ke dritaren do e shfrytezosh per te ajrosur dhomen! Kalojme aty ku eshte thelbi: KENGETARET. Me vjen te qaj, plas, vuaj, shperthej, renkoj etj etj kur pash nje garrumbull “talentesh” te rinj qe vlersonin me 0 pike mua apo disa te tjere qe kane nje jete ne skene. Ca piçiveler te rritur me margarine industriale dhe tinguj te huazuar nga Kazaket e mjere zbritur rishtazi ne Bullgari e vende sllave…keta “te rinj” “talenter” qe japin ment dhe vlersime, keta! Jo te gjithe, kuptohemi…fundja formulen e dije do thoshte ndo1, pse morre pjese? Me te drejte pyetja…morra sepse here pas here dua te jap pak arome “intiligjence” , krenarie dhe ndoshta arome lirie, ajo qe shume aty-dje i mungonte. Por Shqiptaret e kane te veshtire te jetojne te lire, duan satrap mbi koke dhe hudhra me pak raki gardhi nen koke! Sa per “Biget”, “Starat” etj etj qe me votuan si te isha ndo1 kafshe ne zhdukje zbritur nga Kilimanxharo i jap 1 perqafim te madh se shume shpejt do “ngallosemi” me bojra hipokrizie neper ambiente te ndryshme duke u puthur lehhte neper faqe me 2-3 cm distance. Nejse, mend per here tjeter me tha nje mik! Deri vitin tjeter po shkoj ne Bari ne nje festival lokal aty, sigurisht qe do marr çmim..dhe Barezet me ndjesi inferioriteti jane keshtuqe jam ok. Mire pra, kaq kisha te pylli me pisha!

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: