LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ky është ushqimi i rrezikshëm, që ushqen qelizat kancerogjene

9 Dhjetor 2018, 22:20, Aktualitet CNA
Ky është ushqimi i rrezikshëm, që ushqen qelizat

Njerëzit , që nga fëmijëria zhvillojnë  një lloj preference për ëmbëlsirat. Duhet të kemi më shumë kontroll mbi zakonet tona të të ushyerit, kështu që do t?ju tregojmë se çfarë ndodh me trupin tuaj kur ju nuk konsumoni më sheqer.

Përmirësohet funksioni i aparatit tretës

Sheqeri provokon ngadalësimin e metabolizmit. Duke ulur konsumin e sheqerit do të ndihmosh aparatin tretës që të funksionojë më mirë.

Ekuilibrohet pesha

Sheqeri përmban shumë kalori, karbohidrate si dhe nivele të larta të yndyrës, kjo bën që ai të renditet si një ndër faktorët kryesorë që shkaktojnë mbipeshën. Duke e eleminuar sheqerin nga dieta juaj do të mund të humbni në peshë dhe rezultati do të jetë i dukshëm për rreth një muaj.

Mbrohesh nga kanceri

Sheqeri është ushqimi i qelizave kancerogjene. Sipas një studimi në Universitetin e Rey Juan Carlos, sheqeri në nivel intestinal provokon krijimin e një hormoni të quajtur GIP, ky hormon rrit nivelin e insulinës që prodhohet në pankreas kjo  bën që të ushqehen edhe qelizat tumorale.

Mbron zemrën

Sheqernat e tëpërta  janë një faktor risku për sa i takon sëmundjeve kardiovaskulare. Sapo sheqeri hyn në gjak shëndrohet në triglicerid dhe kështu shkakton dëme tek enët e gjakut, duke dëmtuar muret e arterieve dhe venave.  Pasi trigliceridet shtohen nëpër enët e gjakut krijohen mure ynyre të cilat e vështirësojnë qarkullimin e gjakut./Cna.al

 

 

Lajmet e fundit nga