LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burrat e pashëm e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, ju tregojmë pse

9 Dhjetor 2018, 22:05, Aktualitet CNA
Burrat e pashëm e kanë të vështirë të

Sipas një studimi të kryer nga University College London, dhe Universiteti i Maryland në SHBA, burrat e pashëm shihen si kërcënim nga shefat e tyre  dhe si pasojë e kësaj kanë më pak mundësi për të bërë karrierë, ose për të zënë pozicione të rëndësishme në kompani të  mëdha,

Kur një burrë, interviston një burrë tjetër pamja e mirë e të intervistuarit ndikon në marrjen e një vendimi negative. Sa më tërheqës të jetë punëkërkuesi aq më e lartë është mundësia e tij për t?u refuzuar.

Gratë e pashme, duket se nuk e kanë të njëjtin problem, sepse të jesh e paraqitshme nuk lidhet me mungesën e aftësive, sipas stereotipit gjinor të krijuar dhe të pranuar mbi gratë.

Manaxherët janë të ndikuar nga stereotipet dhe i marrin e vendimet duke menduar mbi interest vetiake, në mënyrë që të mos kenë konkurrencë në kompani, kjo formë përzgjedhje bën që jo gjithmonë të punësohet më i afti, shprehet Sun Young Lee, profesor pranë Universitetit të Maryland./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga