LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Unaza e Madhe/ Vasili: Hajdutëria sheshit, Prokuroria hesht

8 Dhjetor 2018, 18:34, Aktualitet CNA
Unaza e Madhe/ Vasili: Hajdutëria sheshit, Prokuroria hesht

Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit vasili në një postim në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të Unazës së re, prej më shumë se një muaji.

Vasili shkruan se në rastin e Unazës së Madhe hajdutëria ka dalë sheshit, ndërsa Prokuroria hesht përballë këtyre aferave dhe mban në burg ata që mbrojtën shtëpitë.

?Jane ne burg ata qe mbrojten shtepite nga Rama, Gjiknuri,Qendro, qe jane akoma jashte burgut.Kujdes prokurori!!

Prokuroria nuk ka kursyer te fuse rrufeshem ne burg grate shtatezana,prinderit e femijve duke i lene te vetem ne mes te kater rrugeve,prinder te personave me aftesi te kufizuar,13 vjecare,te gjithe keta vetem e vetem se mbronin banesat e tyre nga hajdutet e qeverise.

Hajdutlleku eshte provuar sheshit dhe pacipesisht dhe emrat e hajduteve i di gjithe Shqiperia e qe jane Rama,Gjiknuri,Qendro pse prokuroria nuk i arreston.

Akoma ne burg jane ata qe mbrojten shtepite nga hajdutet qe vazhdojne te jene ne liri,.

Prokuroria eshte ne krah te hajduteve pasi me e pakta qe mund te bente per te zbatuar ligjin ishte te conte hajdutet ne burg qe e kane pranuar edhe vete fajin e tyre.

Kujdes prokurori?,- shkruan Vasili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga