LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Themelimi i PD/ Basha ftesë si për vdekje

8 Dhjetor 2018, 12:15, Aktualitet CNA
Themelimi i PD/ Basha ftesë si për vdekje

Me 11 Dhjetor në selinë e Partisë Demokratike do të organizohet një aktivitet në nder të Ditës së Themelimit të Partisë Demokratike.

Në datën 11 Dhjetor, ora 18:00-20:00, në selinë e PD-së do të organizohet një aktivitet ku pritet të shfaqen filma dokumentarë, do të ketë bashkëbisedim me shkrimtarë dhe intelektualë, ekspozitë nga artistë të rinj për të ardhmen si dhe performance nga aktorë të njohur.

Por, në ftesën e Lulit, bie në sy një detaj. Në krye të ftesës shkruhet ?Partia Demokratike hap dyert për njerëzit?.

Pra, Luli e ka kthyer festën e themelimit të PD-së, në një vaki, pasi të tilla ftesa bëhen vetëm në të tilla raste. ?Hap dyert? përdoret për vaki që presin kur dikush ka ndërruar jetë.

Por, në fakt Luli ka shumë të drejtë, me të në krye Partia Demokratike ka vdekur politikisht dhe po vdes edhe elektoralisht.

Luli më në fund bëhet i sinqertë dhe hap dyert për ?vakinë? e tij politike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga