LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkenca vërteton shprehjen: Më mirë vetëm sesa i keqshoqëruar!

8 Dhjetor 2018, 22:30, Aktualitet CNA
Shkenca vërteton shprehjen: Më mirë vetëm sesa i

E dini se përse shumë gjeni të historisë njerëzore i kanë bërë zbulimet pikërisht duke qëndruar të vetëm në dhomën e tyre, në një vetmi të përsosur?

Sociologu Eric Klinenberg, nga Universiteti i Nju-Jorkut, shprehet se njerëzit që jetojnë vetëm kërkojnë marrëdhënie më cilësore dhe i besojnë asaj shprehjes: ?të qenit vetëm është më mirë se të qenit i keqshoqëruar?.

Ka edhe studime të tjera që sugjerojnë që të qëndruarit vetëm ndihmon në zhvillimin e empatisë. Disi i çuditshëm është edhe fakti që vetmia qëndron në themel të krijimtarisë dhe inovacionit. Njerëzit në përgjithësi si natyrë janë qenie sociale, por pasi ke kaluar një ditë të gjatë takimesh, bisedash në rrjetet sociale dhe smartfonë, vetmia ofron një hapësirë për pushimin përtëritës.

Një tjetër rezultat befasues i studimit është fakti që vetmia është bazë e krijueshmërisë, inovacionit dhe lidershipit të mirë. Një studim i vitit 1994, i ndërmarrë nga Mihaly Csikszentmihalyi, ( psikolog i njohur i temës së lumturisë), ka zbuluar se adoleshentët që nuk e durojnë dot vetminë nuk janë në gjendje që të zhvillojnë talentin e tyre.

Shkrimtarja amerikane  Susan Cain, në librin e saj ?Qetësia?: Fuqia e introvertëve në një botë që s?pushon së foluri?, shkruan: ?Shoqëritë oksidentale kanë harruar fuqinë e jetës soditëse. Ta ndalim çmendurinë e kërkimit të vazhdueshëm të punës në skuadër. Shkoni në shkretëtirë për të menduar?.

Lajmet e fundit nga