LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Luli i bën gjërat së prapthi?!

8 Dhjetor 2018, 11:45, Aktualitet CNA
Pse Luli i bën gjërat së prapthi?!

Studentët e universiteteve publike prej katër ditësh kanë braktisur auditoret dhe kanë dalë në shesh. Në një tubim madhështor, prej katër ditësh ata vijojnë të protestojnë përpara Ministrisë së Arsimit, dhe deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Por, nga ana tjetër qëndron opozita me në krye Lulzim Bashën, i cili vijon të mbetet një infantil në politikë dhe vijon ti bëjë gjërat së prapthi.

Ndërkohë që qindra apo mijëra studentë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, Basha shkon dhe organizon aktivitet në Qytetin Studenti, kur në fakt vetë studentët i kanë braktisur si konviktet dhe auditoret.

Basha kujton Lëvizjen Studentore në një vend të braktisur nga studentët në shenjë proteste dhe ngeli me militantët e tij. Ndërkohë që studentët ishin në protestën e tyre, Luli e ktheu 8 Dhjetorin në vaki, duke vazhduar me gafat e tij politike.

Por, në fakt tashmë edhe vetë ai e ka kuptuar sa e duan dhe e mbështesin studentët e rinia, të cilët kërkon të jënë bashkë me Lulin, me kunatin dhe sektin e tij të humbësave. Por në fakt jo vetëm që nuk e mbështesin, por Lulzim Bashën e kanë lënë të vetmuar dhe të braktisur.

Për më tepër, ka edhe një detaj. Në ditën e Përkujtimit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ?90 që solli përmbysjen e regjimit, Lulzim Basha ka dalë me sloganin e tij të ri politik, të cilin e kishte të shkruar në foltore. ?Bashkë për një Shqipëri më të mirë?, duke ?vrarë? edhe emrin e Partisë Demokratike, që në fakt është e vetmja gjë që ka ngelur nga kjo parti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga