LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

8 Dhjetor 2018, 14:46, Aktualitet CNA
Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e Report Tv për protestën dhe kërkesate tyre ndaj Ministrisë së Arsimit.

Studenti Altin Kola tha zyrtarët e Ministrisë së Arsimit kanë dalë në dritare dhe i kanë ofenduar studentët duke bërë gjeste fyese ndaj tyre.

?Dilnin në dritare dhe bënin gjeste fyese, por ne qëndruam aty bashkë duke mos kaluar në gjëra që nuk ishin parashikuar. Kjo ka ndodhur dje, sot jo.?-tha ai.

Më tej studenti tregoi se protesta ka qenë paqësore dhe se kulmi i saj do jetë ditën e martë.

Pavarësisht se kryeministri na quajti ngelës, ne jemi e ardhmja e Shqipërisë. Kishim rënë dakord për cdo problem që të mos godisnim policinë. Parashikojmë që të martën protesta të arrijë kulmin?-u shpreh ai.

Kola deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me partitë politike, duke shtuar edhe që protesta nuk ka drejtues dhe nuk do të lejonjnë asnjë person që të përfshijë politikën në priotestat e tyre.

?Nuk jam pjesë e asnjë lëvizje apo forumi. Nuk kemi një strukturë, jemi thjeshtë studentë, gjithçka ka ndodhur spontanisht, nuk do të lejojmë askënd që të na përçajë. Cdo ditë rrisku ka qenë i madh që protestën ta përdorë politika. Dje gjatë fjalës që po mbaja, një person, që ishte student, por edhe pjesë e forumeve, donte të theksonte se kemi mbështetjen nga opozita, por ia ndërpremë fjalën.?- vazhdoi fjalën studenti.

Gjatë intervistës Altin Kola theksoi se problemi i arsimit nuk është vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera dhe sipas tij protetat do vazhdojnë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

?E vetmja mënyrë për të komunikuar është zyra jonë e hapur aty në shesh. Kur të plotësohen kërkesat tona do të ndërpresim protestën. Kjo është një protestë kombëtare studentore që ka rrjedhur nga rrjetet sociale. Problemi arsimit nuk qëndron vetëm në Tiranë, por në cdo institucion. Ishim të bindur që nëse kauza do të ngrihej në Tiranë do të kishte mbështetje edhe nga rrethet. Presim që përpos Elbasanit të kemi edhe mbështetje nga qytetet e tjera në ditët në vijim?-tha ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga