LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

8 Dhjetor 2018, 11:45, Aktualitet CNA

Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe banorët e zonës së Astirit.

Ndërsa ata kanë tentuar të bëhen bashkë me të rinjtë forcat e policisë kanë krijuar një kordon ndarës midis tyre për të mos i lejuar të vazhdojnë më tej.

Ndërkohë studentët nga ana e tyre nuk pranojnë që protestës t?i bashkohet asnjë person që ka kauzë tjetër përveç asaj të tarifave.

Ata janë shprehur se do pranojnë çdo qytetar që proteston si prind për uljen e tarifave, por politika dhe kauzat e tjera nuk duhet të përzihen me ta./CNA.al

Lajmet e fundit nga