LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi e thotë hapur/ Kam bërë divorc me partinë e Bashës

8 Dhjetor 2018, 17:12, Aktualitet CNA
Patozi e thotë hapur/ Kam bërë divorc me partinë e

I ftuar në emisionin ?Kjo Javë? në News24 ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi teksa është pyetur pse nuk ka marrë pjesë ditën e sotme në nderimet që u bënë në Qytet Studenti, ka deklaruar  se me partinë e Lulzim Bashës ka bërë divorc.

Patozi ka thënë se edhe nëse me Bashën nuk do të kishte pasur krisje sërish nuk do të kishte marrë pjesë në nderime, duke dhënë edhe arsyen.

?Kam bërë një lloj divorci me partinë e Bashës. Por duhet ta them se nuk do isha edhe po të mos kisha asnjë krisje me Bashën.

Madje do bëja thirrje në ?Facebook? që, doni të shihni çfarë ishte ajo protestë, shkoni tek Ministria e arsimit sepse atje do të shini deri diku atë protestë.

Kurse kjo e sotmja ngjante njësoj si të shkosh të përkujtosh të rënët e ushtrisë, kur ushtria kishte nisuar një luftë tjetër?,- tha Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga