LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hilet e Bora Zemanit dhe Klaudia Pepës për t’u dukur më të gjata janë thjesht gjeniale!

8 Dhjetor 2018, 09:25, Lifestyle CNA
Hilet e Bora Zemanit dhe Klaudia Pepës për t’u dukur më

Të gjitha kemi truket tona për t?u dukur më elegante apo më të gjata. Por këto që përdorën dy moderatorët e spektaklit ?Kënga Magjike?, Bora Zemani dhe Klaudia Pepa, janë përfundimisht dy hilet që duhet t?i vëmë patjetër në zbatim në përditshmërinë tonë.

Ndërsa u shfaqën me fustane madhështore në të dyja netët e gjysmëfinales së festivalit të muzikës, Klaudia dhe Bora zgjodhën një mënyrë të zgjuar që t?i bënin këmbët e tyre të ngjanin sikur nuk kishin mbarim.

Klaudia Pepa në të dyja netët zgjodhi që t?i kombinonte fustanet me këpucët bezhë me taka. Duke iu përshtatur ngjyrës së lëkurës këto këpucë krijojnë iluzionin optik të gjatësisë së këmbës.

Ndërsa nga ana tjetër, moderatorja Bora Zemani fustanin ngjyrë rozë pastel të zbukuruar me gurë në pjesën e bustit e kombinoi me sandalet me shirit të tejdukshëm dhe ju sigurojmë që ofrojnë të njëjtin iluzion.

Mund të quhen fare mirë sandalet magjike, pasi nga një distancë e caktuar janë pothuajse të padukshme dhe krijojnë iluzionin e këmbëve të zhveshura, duke bërë që personi që i mban të duket gati 10 cm më e gjatë.

Nëse dhe ju përballeni me të njëjtën sfidë, atëherë nuk duhet t?ju mungojnë këpucët ngjyrë bezhë dhe sandalet me rrip të tejdukshëm në gardërobë.

Lajmet e fundit nga