LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fakte/ Pse PD që u krijua nga studentët, sot po refuzohet nga gjithë rinia?

8 Dhjetor 2018, 14:44, Aktualitet CNA
Fakte/ Pse PD që u krijua nga studentët, sot po refuzohet nga

Ish-Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një postim në rrjetet sociale ka renditur të gjitha faktet pse PD që në vitin 1990 u krijua nga studentët, sot po refuzohet nga e gjithë rinia.

Sipas Spahiut Partia e Demokratike e ditëve të sotme jo vetëm është mplakur, por edhe ka mbyllur misionin e saj.

Për të argurmentuar këtë fakt, Spahiu shprehet se ?Ky është rast unik në botë që mijëra të rinj dhe studentë protestojnë kundër qeverisë, por nuk lejojnë që liderët e opozitës as ti afrohen protestës së tyre, pasi i konsiderojnë po aq të korruptuar sa edhe qeveria?.

Reagimi i Kreshnik Spahiut:

Partia Demokratike jo vetëm është mplakur por ajo e ka mbyllur misionin e saj. Shumë prej militantëve u vjen keq ta pranojnë por realiteti i ditëve të sotme e tregon fare qartë. Ky është rast unik në botë që mijëra të rinj dhe studentë protestojnë kundër qeverisë, por nuk lejojnë që liderët e opozitës as ti afrohen protestës së tyre, pasi i konsiderojnë po aq të korruptuar sa edhe qeveria. Arsyet pse ndodh ky proces po i rendis si më poshtë mbi bazën e përjetimeve personale që i kam ndjekur nga afër nga 8 Dhjetori 1990 dhe deri më sot:

1- PD u krijua nga studentët e Dhjetorit 1990, por sot asnjë prej tyre sot nuk është deputet i PD, pasi Berisha dhe Basha i eleminuam 100%.

2- PD lindi si parti e disidentëve politik dhe sot në grupin e saj parlamentar nuk ka mbetur asnjë ish i burgosur politik sepse i kanë larguar të gjithë.

3- PD lindi si parti e kryeqytetit dhe qyteteve të mëdha dhe në zgjedhjet e fundit i tradhëtuan duke humbur thellë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Berat etj. e tanimë është katandisur në parti lagjesh, për të cilën diskutohet si në mbledhjet e dikurshme të komunizmit.

4-PD u krjua si parti elitash intelektuale nga pinjollët e familjeve nacionaliste nga çdo zonë, si: Tomor Malasi, Tomor Dosti, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Uran Butka, Petrit Kalakulla, Abdi Baleta, Azem Hajdari, Rustem Gjata, por pas një eleminimi prej 3 dekadash nga Sali Berisha, PD u katandis tek djali i Fahri Balliut dhe zarfet që merr Lul Basha nga biznesmenët.

6-PD u krijua si lëvizje në qytet studenti në 1990 por Berisha ja besoi partinë një kamerieri hollandez që erdhi në PD në 2005. Lulzim Basha erdhi 15 vite pasi PD ishte maturuar duke mos njohur kështu as historinë dhe as kontributet.

6- PD tradhëtoi çdo kauz studentore në vite dhe e la qytetin studenti ku u themelua, njësoj si 28 vite më parë.

7- PD-ja është themelueska e liberalizimit universitar dhe kioskave ku blihej diploma dhe doktoratura nga 2000-5000 euro.

Për të gjitha këto arsye kjo PD mplakur nuk pranohet sot nga rinia dhe studentët. Nuk është çudi që së bashku me Edi Ramën në koshin e plehrave nnë bulevard, studentët të hedhin pleqtë me mendimet e mykura të opozitës bardhe-blu.

Ky ishte dhjetori i fundit

Lajmet e fundit nga