LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dhjetori i dytë”/ Një lëvizje e re politike në horizont

8 Dhjetor 2018, 10:58, Aktualitet CNA

Studentët e universiteteve publike në Shqipëri prej katër ditësh janë ngritur në një protestë dhe tubim madhështor, para Ministrisë së Arsimit. Një tubim i cili ka futur në panik ministren Lindita Nikolla, e cila u detyrua të dilte të paktën katër herë në deklaratë urgjente për mediat, ndërsa kanë thyer edhe arrogancën e vetë kryeministrit Rama, i cili ditën e djeshme i ftoi studentët në zyrën e tij.

Por, ata nuk tërhiqen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre. Ata do të vazhdojnë të dalin ne shesh, ndërsa sot kanë bërë thirrje që edhe gjimnazistët, prindërit, pedagogët dhe çdo qytetar tjetër ti bashkohet kauzës së tyre.

Por, në këtë lëvizje ka edhe një detaj tjetër. Një grup të rinjsh duket se po e përdorin për përfitimet e tyre, dhe se një parti e re politike duket në horizont.

Këta janë neomarksistët, të cilët janë përfshirë në protestë dhe po tenstojnë të çojnë në themelimin e një partie të re politike, neomarksiste, të tipit Syriza në Greqi, gjë që do të ishte një shuplakë e fortë për kasten 28 vjeçare politike në Shqipëri, e cila vetëm ka përfituar në kurriz të qytetarëve të këtij vendi./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga