LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dasmat përrallore dhe 17 VIP-at shqiptarë që u martuan në 2018-ën

8 Dhjetor 2018, 12:10, Lifestyle CNA
Dasmat përrallore dhe 17 VIP-at shqiptarë që u martuan në

Kurorëzimi me martesë është një hap i rëndësishëm për secilin prej nesh, pasi sjell fillimin e një kapitulli të ri në librin e jetës. Padyshim, në këtë ditë të shënuar, të gjithë dëshirojnë të ndajnë me personat e dashur gëzimin e madh. Ashtu si njerëzit jo publikë, edhe VIP-at shqiptarë kanë ndarë këtë vit lumturinë e tyre me miqtë, familjarët dhe jo vetëm. Dashur ose padashur, ceremonia e tyre është bërë kryefjala e mediave dhe ka marrë përmasa më të mëdha audience sesa ata mund ta kishin parashikuar.

Jona Spahiu

Më 10 qershor të këtij viti, moderatorja e njohur Jona Spahiu kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me partnerin Frenkli Ymeri. Çifti mbajti një dasmë gjigante në Tiranë, ku ishin të ftuar jo vetëm miq e familjarë, por edhe personazhe të shumtë të showbizit. Gjithashtu, në muajin shtator Jona u bë nënë për herë të parë e vogëlushit që e pagëzuan me emrin e veçantë Raiden.

Stresi dhe Kejsi

Megjithëse të gjithë i dinin të fejuar, partnerja e reperit Stresi zbuloi javë më parë se në fakt çifti ishte celebruar me martesë, por nuk kishin bërë ende dasmën.

?Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy, ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t?i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën.?- tregoi Kejsi për ?Revista Who?.

Gjiko dhe Elita Rudi

Më 21 shtator të këtij viti, reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi i dhanë fund beqarisë. Ata u kurorëzuan nga Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për të vazhduar më pas me një dasmë gjigante në njërin prej lokaleve të qytetit të Prishtinës. Vetëm disa ditë pas dasmës, çifti dha për fansat edhe lajmin e bukur se Elita është në pritje të ëmbël të fëmijës së tyre të parë.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço

Më 10 gusht të këtij viti, trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha dhe moderatori i njohur Ledion Liço,kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në një ceremoni gjigante buzë liqenit të Comos në Itali.

Në dasmë ishin të ftuar personazhe të njohur të showbizit shqiptar, të cilët udhëtuan drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë madhështore të Sarës dhe Ledionit

Afërdita Dreshaj

Në qershor të këtij viti, modelja  Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl. Ceremonia e tyre madhështore u zhvillua në Miami, në një festë buzë detit, për të kaluar më pas në ambjentet e një restoranti luksoz ku kanë festuar me familjarë e miq deri në orët e para të mëngjesit.

Rona Nishliu

Këngëtarja e njohur e hitit ?Sus?, Rona Nishliu, i dha fund beqarisë më 8 shtator të këtij viti me partnerin e saj nga Tirana, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur për publikun. Rona u martua në një ceremoni private larg syrit të mediave dhe ishte grimieri Arbër Bytyqi i cili publikoi i pari një foto të Ronës nuse, teksa mbante buqetën me lule në dorë.

Kledi Kadiu

Më 18 qershor të këtij viti, balerini i njohur Kledi Kadiu i dha fund beqarisë me partneren e tij franceze, Charlotte Lazzari, me të cilën ka edhe një vajzë. Çifti u martua me një ceremoni gjigante në periferi të Romës, buzë liqenit të Braçianos. Në dasmën e tyre morën pjesë figura të njohura të ekranit si Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa etj.

Eliza Dushku

Aktorja shqiptare me karrierë në Hollywood, Eliza Dushku, i dha fund beqarisë më 20 gusht të këtij viti me partnerin e saj 17 vite më të madh, tenistin Peter Palandija. Çifti mbajti një ceremoni larg syrit të mediave dhe ishte Fadil Berisha ai që publikoi i pari foto të Elizës e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë, duke zbuluar lajmin e martesës.

Vilma Masha

Më 30 shtator të këtij viti, moderatorja e njohur Vilma Masha u kurorëzua me martesë me një ceremoni ku ishin të ftuar të afërm, miq dhe personazhe të njohur të ekranit. Fototdhe videot e para nga dasma e moderatores i publikoi Drini Zeqo, i cili ndau me ndjekësit momentin emocionues kur Vilma shkoi drejt Altarit e shoqëruar nga babai i saj.

Anduel Xhindi

Deputeti i Partisë Socialiste, Anduel Xhindi, i dha fund beqarisë në shtator të këtij viti me një super dasmë, festimet e së cilës nisën një javë para ditës së ceremonisë. Në festën e tij ishin të ftuar figura të njohura të politikës, si Tom Doshi, Ulsi Manja, Fatmir Xhafaj etj. Në dasmën e Xhindit ishin mbi 450 të ftuar.

Enis Bytyqi

Në gusht të këtij viti, këngëtari i njohur Enis Bytyqi i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partneren e tij Rinën, me të cilën ishte prej shumë kohësh në një lidhje. Ishte vetë Enisi ai që publikoi në Instastory disa foto e video nga dita e rëndësishme e jetës së tij.

Valon Berhami

Futbollisti i njohur shqiptar i cili luan me Kombëtaren e Zvicrës, Valon Berhami, u martua më 11 korrik të këtij viti me sportisten e njohur Lara Gutin. Çifti mbajti një ceremoni private ku ishin të ftuar vetëm miqtë dhe familjarët e tyre. Lajmin e martesës e dha vetë Valoni nëpërmjet një fotoje nga dasma në profilin e tij në Instagram.

Aida Bajraktari

Në fund të muajit qershor të këtij viti, moderatorja e njohur e ?Digitalb?, Aida Bajraktari, u kurorëzua me martesë me partnerin e saj prej disa vitesh, Gentin. Çifti organizoi një dasmë të madhe tradicionale, ku ishin të ftuar edhe stafi i ?Fiks Fare?, pasi Aida dikur ishte velina e parë e ?Fiksit?.

Arbnor Fejzullahu

Më 8 qershor të këtij viti, mbrojtësi i Partizanit, Arbnor Fejzullahu, i dha fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij, Fatlindën. Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti, i cili publikoi në rrjete sociale një foto me vajzën që i kishte rrëmbyer zemrën.

Elis Bakaj

Ish-lojtari i njohur i Kombëtares Shqiptare, Elis Bakaj, i ka dhënë fund beqarisë në qershor të këtij viti me modelen rumune Andrea Alexandra Constantin. Çifti ishin të lidhur për më shumë se 6 vjet dhe mbajtën një ceremoni me 200 të ftuar, ku ndërthureshin traditat shqiptare dhe ato rumune.

Klejvis Saliaj

Moderatori i njohur i ?Vizion Plus?, Klejvis Saliaj, i dha fund beqarisë me partneren e tij Anjezën më 25 nëntor të këtij viti. Të ftuar në dasmën e tij ishin personazhe të njohur të showbizit, të cilët kanë festuar me çiftin deri në orët e para të mëngjesit.

Sezgin Curri

Më datën 9 shtator të këtij viti, vokalisti i grupit “Offchestra” është martuar në Prishtinë në një ceremoni private larg syrit të mediave. Ai kishte mbledhur miq e kolegë të shumtë, të cilët kanë publikuar fragmente nga dasma në Instastoryt e tyre. Vetë reperi ndau me ndjekësit në profilin e tij pamje nga ceremonia, ku zbuloi për herë të parë edhe partneren që i ka rrëmbyer zemrën, Teutën.

Lajmet e fundit nga