LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ultimatum Ramës/ Paralajmëron rrëzimin e parlamentit

8 Dhjetor 2018, 10:06, Aktualitet CNA
Basha ultimatum Ramës/ Paralajmëron rrëzimin e parlamentit

Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në aktivitetin për nder të 8 DHjetorit 1990, i ka drejtuar një mesazh të fortë kryeministrit Rama.

Basha i është rikthyer kërkesës së opozitës për Vettingun në politikë. Kreu i PD  është shprehur se nëse nuk do të ketë vetting në politikë, parlamenti do të bjerë dhe do të rrëzohet.

?Ti prijmë betejës për të hapur politikën, për ta bërë të aksesueshme nga çdo kush, pavarësisht mundësive ekonomike, që të marrin pjesë në vendime. Vetëm kështu do ti japim një trase të sigurtë ëndërrës së studentëve të dhjetorit të dytë.

Vetëm kështu deputetët, kryebashkiakët, këshilltarët nuk janë produkt i hajdutëve, krimit, vjedhjes, por janë produkt i drejtpërdrëjtë i qytetarëve dhe rinisë shqiptare.

Sot në frymëzohemi nga 8 dhjetori i 1990 dhe ti drejtojmë një apel prindërve të studentëve të dhjetorit të dytë: mos heshtni, mos kini frikë, ngrihuni e bashkohuni me ta kundër padrejtësisë, vjedhjes, të keqes. E keqja zmbrapset kur populli bëhet bashkë.

Le ta japim sot nga ky shesh ultimatumin tonë politik, si testament të Azem Hajdarit dhe dhjetorit 1990: Parlamenti shqiptar ose do të pastrohet nga krimi ose do të rrëzohet?, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga