LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Astirit i bashkohen protestës/ Studentët: Kemi vetëm një kauzë

8 Dhjetor 2018, 11:34, Aktualitet CNA
Banorët e Astirit i bashkohen protestës/ Studentët: Kemi

Banorët e Unazës së Re, të cilët prej më shumë se një muaji janë duke protestuar për mbrojtjen e shtëpive të tyre nga projekti i Unazës së Madhe, i janë bashkuar sot protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Ata kanë thënë se ndodhen aty për të mbështetur kauzën e studentëve dhe jo për të protestuar për  banesat e  tyre.

Një banorë është shprehur se pronat do t?i mbrojnë atje ku ndodhen, ndërsa sot janë duke protestuar në mbështetje të studentëve.

?Pronat do t?i mbrojmë atje te vendi jonë, këtu jemi për mbështetur kauzën e studentëve jemi pro kauzës së tyre sepse janë kërkesa ekonomike dhe jo politike.?-tha njëri nga banorët e Astirit që i është bashkuar protestës së studentëve.

Ndërsa studentët nga ana e tyre nuk lejojnë që banorët të ngatërrojnë kauzat e tyre, pasi siç thonë ata aty ndodhen vetëm për tarifat e shkollimit dhe do të protestohet vetëm për këtë çështje.

?Ata mund të protestojnë vetëm si prindër, nuk duam kauza të tjera e politkë në protestën tone, ndryshe të largohen.?-deklaroi një student./CNA.al

Lajmet e fundit nga