LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8 Dhjetori/ Meta mesazh për të rinjtë

8 Dhjetor 2018, 08:28, Aktualitet CNA
8 Dhjetori/ Meta mesazh për të rinjtë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh me rastin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë në Shqipëri.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Meta ka shprehur mirënjohje për të gjithë studentët që 28 vite më parë vërshuan në rrugët e Tiranës.

?Mirënjohje të gjithë studentëve, të rejave e të rinjve, të cilët 28 vite më parë vërshuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me thirrjen që kumbonte nga gjokset e tyre rinore ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa? dhe ?Liri-Demokraci?, për të shndërruar 8 Dhjetorin në Ditën e tyre, Ditën e Rinisë, Ditën e Lirisë, Ditën e Europës.?-shkruan Meta.

Më tej, kreu i shtetit kujton liderin e lëvizjes studentore, Azem Hajdarin, i cili sipas tij frymëzoi mijëra studentë, pedagogë e intelektualë.

?Kujtojmë me nderim veprën e Azem Hajdarit, liderit të Lëvizjes Studentore, i cili me guxim, kurajë e shpirt sakrifice frymëzoi ato minuta e orë vendimtare për mijëra studentë, të rinj, pedagogë e intelektualë, për të kthyer në Shqipëri lirinë e munguar.

Jehona e thirrjeve ?Liri-Demokraci? dhe e ?E duam Shqipërinë si gjithë Europa? të 8 dhjetorit 1990 është ende një aspiratë, jo plotësisht e realizuar.?-thekson Meta.

Por nuk mungon edhe një mesazh mbështetjeje dhe inkurajimi për të rinjtë sot, duke iu kërkuar të bëhen pjesë e proceseve demokratike në vend.

?Inkurajoj dhe mbështes rininë e sotme, veçanërisht studentët, të cilët me shpirtin e tyre të lirë, energjinë, guximin e kurajën e pashembullt të marrin aktivisht pjesë në proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit dhe për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt të tyre në Shqipëri.?-përfundon postimin e tij kreu i shtetit.

Lajmet e fundit nga