Zbulohet skandali për “Topin e Artë/ Votoi gazetari që nuk ekzsiton – CNA
Connect with us

Aktualitet

Zbulohet skandali për “Topin e Artë/ Votoi gazetari që nuk ekzsiton

Publikuar

-

Duket se nuk ka kaluar pa probleme votimi për “Topin e Artë”, çmim të cilin e fitoi kroati, Luka Modriç duke lënë pas emra të njohur si Ronaldo apo Mesi.

Lojtari i Kombëtares së Kroacisë është votuar edhe nga njerëz, të cilët nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Komoros, në arqipelagu vullkanik në lindje të Afrikës. Gazetari i cili votoi ishte Abdu Boina, që përfaqësonte “albaladcomores.com”.

Habitem që ekziston pasi gazeta ka 6 vite që nuk funksionon më. Ne nuk kemi pasur kurrë një person me emrin Abdu Boina. Kishim vetëm 2 gazetarë sporti, Abdul Jusuf për frëngjisht dhe Sharif Husein për arabisht”, thotë Toimiou Abdu.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks-Fare/ Si u morën 2,5 milionë lekë për të fshirë gjurmët e gishtave në komisariatin e Kavajës

Revista “France Football” duket se nuk është e interesuar për këto detaje. Në sajtin zyrtar nuk është ndërruar as flamuri i Komoros, pasi ka mbi 17 vite që ai është zëvendësuar me një tjetër. Gazetari, Boina ka votuar Mbapenë si fitues, kroatin Modriç të dytën dhe më pas lista vijon me Ronaldo, Hazard dhe Salah. /CNA.al

Aktualitet

I ftoi në parlament/ Studentët i përgjigjen Ramës

Publikuar

-

By

Studentët kanë mbërritur tek Ministria e Arsimit, që do të jetë edhe stacioni i tyre i protestës masive që zhvillohet në të gjitha Universitetet e vendit. Ata kanë marshuar fillimisht në Bulevard dhe nga të gjitha fakultetet në Tiranë dhe më pas janë mbledhur tek ministria.

Ndërkohë, pas statusit të kryeministrit Rama, i cili tha se është dakord me pikat e studentëve parimisht duke theksuar se për t’i hedhur në zbatim kërkojnë  më parë dialogun mes palëve, disa studentë në një prononcim për BW deklaruan se nuk janë dakord me propozimet e kryeministrit duke theksuar se nuk ulen pa parë të nënshkruara kërkesat e tyre.

Njëri prej tyre deklaroi se nga universiteti po marrin në këmbim “bërrylat” dha asgjë më shumë . Kryeministri Rama në postin e shpërndarë pak çaste më parë, ftoi studentët të shkojnë edhe në Parlament nëse nuk kanë besim të ulen në dialog në Kryeministrin.

LEXO EDHE:  Deklarata e bujshme e yllit të madh/ Me Messin për “Topin e Artë” garonte Pérez, jo Ronaldo

“Unë mendoj se nuk jam dakord, sepse ai nuk besoj se i realizon kërkesat tona, Kryeministri duhet t’i marrë parasysh kërkesat tona një për një”, tha një student.

“Protesta do të përshkallëzohet. Nuk i njohim. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, atëherë do jemi ne qe do t’i plotësojmë. Poshtë sistemi komunist!”, deklaroi një tjetër.

“Kërkesat tona janë këtu të shpalosura. Nuk vlen, ne duhet t’i shohim të miratuara kërkesat tona dhe pastaj largohemi.”, tha njëri prej tyre.

“Kerkesat kanë shkuar, kryeministri t’i cojë ku të dojë. Ne nuk do të tërhiqemi asnjëherë. Ne nuk po themi që të miratrohen pa ardhur viti i ri, mjafton të jenë të shkruar adhe të firmosura dhe të nisë puna sa më parë. Po marrim bërrylat nga shkolla”, shtoi një tjetër student.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta për ligjin e Arsimit të Lartë/ Reagon Basha

Publikuar

-

By

Për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndryshimi në arsimin fillon me dyfishimin e buxheti.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se paratë e qytetarëve duhet të investohen në arsim dhe jo të vidhen nga koncensionet plaçkitëse të check-up-it.

“Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA.”-shkruan kreu i demokratëve.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin e Unazës/ Fevziu: Në Shqipëri ka gjithmonë një amerikan fals

Ndërkohë në një tjetër postim në rrjetet sociale, Basha shprehet se paratë e projekteve fasadë që pasurojnë kryeministrin dhe miqtë e tij duhet të investohen në arsim.

“Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim. Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh.”-mbyll shkrimin tjetër kreu i PD-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Përulet Rama, thirrje studentëve/ Ngrini urën e komunikimit

Publikuar

-

By

Studentët e Universiteteve të Shqipërisë janë pozicionuar para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, nga ku kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, por nuk kanë pranuar dialog apo negociata.

Kjo ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale ka riftuar studentët për dialog, pasi sipas tij pa krijimin e urës së komunikimit me qeverinë nuk ka plotësim kërkesash.

“Të dashur protestues,

‪Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.

‪Do të ishte hera e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s’duan të ulen në tryezë me qeverinë që u thotë hajdeni t’i plotësojmë! (Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia”,– u shpreh Rama.

Rama i ka bërë thirrje studentëve që të mos refuzojnë ata që u shtrijnë dorën e bashkëpunimit, duke theksuar se në parim është dakord me kërkesat e studentëve, por që duhet patjetër dialog.

LEXO EDHE:  Skandali me tenderin e Unazës/ Fevziu: Në Shqipëri ka gjithmonë një amerikan fals

“Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim?

‪Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju. Ju keni 1 pikë pastaj bëhen 4 pika dhe më pas shkojnë 8 pika, ndërsa unë kam më shumë se 8 pika.

Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. E kjo nuk bëhet si gjëagjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër.

‪Ju e dini vetë, po unë jam me ju jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jus”,- përfundon Rama./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:24 - 10 Dhjetor, 2018

Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Zhvilloni proces të lirë zgjedhor për KLP dhe KLGJ

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kërkuar që sistemi i drejtësisë në vend të jetë tërësisht funksional. Në një postim në...

Aktualitet18:38 - 10 Dhjetor, 2018

Ndryshimet klimatike/ Jepet alarmi në Poloni: Bota përballet me një krizë të madhe

Në Poloni u zhvillua një Samitin për Klimën organizuar nga Kombet e Bashkuara. Gjatë këtij Samiti është dhënë alarmi se...

Aktualitet17:11 - 10 Dhjetor, 2018

Artan Fuga hedh akuza të forta/ Zbulon kush po rrjep studentët

Për akademikun dhe profesorin e  njohur, Artan Fuga, Bordit të Menaxhimi të Universiteteve janë ata që po rrjepin pedagogë e...

Aktualitet16:26 - 10 Dhjetor, 2018

Protesta në Kavajë e Shkodër/ Shoferët kundër çmimit të karburantit

Shoferët në qytetin e Kavajës dhe të Shkodrës kanë bllokuar rrugët dhe janë  duke protestuar për çmimin e  lartë të...

Aktualitet15:35 - 10 Dhjetor, 2018

Amnistia/ Të dënuarit në Burrel, letër Ministrisë së Drejtësisë

Plot 55  të dënuar në burgun e Burrelit i kanë dërguar sot një letër Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të...

Aktualitet13:37 - 10 Dhjetor, 2018

70 vjet zyrtarizim i të drejtat të njeriut/ Çpo ndodh me lirinë e barazinë

70 vjet Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Në celebrimin e përvjetorit, Michelle Bachelet, Komisarja e Lartë e OKB...

Aktualitet13:37 - 10 Dhjetor, 2018

Foto- Studentët vijojnë protestën/ Tubim masiv para Ministrisë së Arsimit

Pavarësisht ftesës së Ramës për dialog, studentët nuk tërhiqen por vijojnë të qëndrojnë duke protestuar në mënyrë paqësore para Ministrisë...

Aktualitet22:38 - 9 Dhjetor, 2018

Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet...

Aktualitet19:51 - 9 Dhjetor, 2018

Protestat/ Franca-Trump: Mos ndërhy në çështjet tona të brendshme

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën...

Aktualitet18:27 - 9 Dhjetor, 2018

“Merkeli mbetet kancelare”

E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e re e CDU-së. E besuara e Merkelit duhet...

Aktualitet18:01 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave...

Aktualitet17:31 - 9 Dhjetor, 2018

Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para Ministrisë së Arsimit

Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Pas refuzimit që i bënë ftesës për dialog nga kryeministri...

Aktualitet15:16 - 9 Dhjetor, 2018

Studentët shkresë Ramës e Ruçit/ Kërkesat të panegociueshme

Këshillat studentorë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve...

Aktualitet14:55 - 9 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i është bashkuar, edhe artisti Robert Aliaj. Duke folur para...

Aktualitet14:37 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta në Bruksel/ Arrestohen 400 persona

Pas Parisit protesta të dhunshme kanë nisur edhe në Bruksel. Mësohet se më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas...

Aktualitet08:45 - 9 Dhjetor, 2018

Video-Kaos nga protestat në Paris/ Kulla Eifel dhe muzetë qëndrojnë të mbyllura

Protesta  e  ‘jelekëve të verdhë’ në Paris është përshkallëzuar. Mësohets e Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë...

Aktualitet17:39 - 8 Dhjetor, 2018

Media e huaj tregon skandalin/ Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë

“The Independent” ka bërë publike një skandal të Shqipërisë që rrezikon sigurinë e vendit dhe atë ndërkombëtare. Në raportimin e...

Aktualitet16:56 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak

Banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur sërish sot protestën e tyre për mbrojtjen e banesave nga shembja për ndërtimin...

Aktualitet15:46 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e Report Tv për protestën dhe kërkesate tyre ndaj Ministrisë...

Aktualitet15:14 - 8 Dhjetor, 2018

Foto-Përleshje gjatë protestave në Paris/ Policia hedh gaz lotsjellës

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protestuesit me “jelekë të verdhë” në Champs Elysees. Demonstruesit po protestojnë kundër...

Aktualitet15:00 - 8 Dhjetor, 2018

Foto/ Përurohet në Vjenë romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në...

Aktualitet14:02 - 8 Dhjetor, 2018

Vlerësimi i ARRSH/ Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza e Madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të...

Aktualitet12:45 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe banorët e zonës...

Aktualitet00:01 - 8 Dhjetor, 2018

Zvicra injoron ultimatumin e BE-së, për firmosjen e traktatit të bashkëpunimit

Qeveria zvicerane do të konsultojë me agjentët e brendshëm të energjisë, një projekt-traktat që përcakton lidhjet me Bashkimin Evropian, duke...

Aktualitet23:58 - 7 Dhjetor, 2018

Kriza e Makron në Francë, një rrezik për mbarë Evropën

Nga Natalie Nougayrède Për hir të Evropës, Emanuel Makron ka nevojë për ndihmën, dhe jo neverinë apo urrejtjen tonë. Një...

Aktualitet22:42 - 7 Dhjetor, 2018

I ftohti ekstrem ‘pushton’ Kinën/ Jep alarmi i kuq

Në Kinë është dhënë alarmi i kuq se dimri i këtij viti, do të jetë më i ftoht se kurrë...

Aktualitet22:23 - 7 Dhjetor, 2018

Mes lotëve, Merkel mesazh politikës/ Koha për një kapitull të ri

Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg, ku do të zgjidhet pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel,...

Aktualitet11:53 - 7 Dhjetor, 2018

“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Trending

Read previous post:
“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Close