LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U2, ColdPlay dhe Ed Sheeran, më të paguarit e vitit 2018

7 Dhjetor 2018, 20:45, Aktualitet CNA
U2, ColdPlay dhe Ed Sheeran, më të paguarit e vitit 2018

?U2?, ?ColdPlay? dhe Ed Sheeran janë muzikantët më të paguar në biznes, e për këtë garanton revista ?Forbes?.

Rokerët veteranë irlandezë të ?U2? kryesojnë listën me 118 milionë dollarë, ose 104 milionë euro fitime, ndihmuar nga turi më i fundit i tyre ?Joshua Tree?, që është ndjekur nga 2.7 milionë fansa, por edhe shitjet e albumit të fundit të tyre, ?Këngë të eksperiencës?.

Rokerët britanikë të ?ColdPlay? pretendojnë vendin e dytë, me fitime prej 115.5 milionë dollarësh nga turi i tyre dyvjeçar ?Një mendje plot ëndrra?. Ndërsa superstari britanik i popit, Ed Sheeran, pason me 110 milionë dollarë fitime vetëm këtë vit.

10 muzikantët më të paguar kanë mbledhur këtë vit 886 milionë dollarë, një shifër kjo pak a shumë e njëjtë me atë të një viti më parë. Të tjerë artistë në listën e më të paguarve të revistës ?Forbes? janë edhe yjet amerikanë Bruno Mars, Katy Perry, Taylor Swift dhe Jay Z..

Lajmet e fundit nga