LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e fortë e Artan Hoxhës/ Vishuni me simbolet kombëtare dhe ejani në Gjirokastër nesër

7 Dhjetor 2018, 14:50, Aktualitet CNA
Thirrja e fortë e Artan Hoxhës/ Vishuni me simbolet kombëtare dhe

Gazetari Artan Hoxha në një postim në rrjetet sociale ka treguar se policia e Gjirokastrës e ka miratuar kërkesën e ?Forumit Djemtë e Labërisë për tubimin e ditës së shtunë,  me 8 dhjetor 2018,  në oren 11:00,  në sheshin me emrin e heroit “Çerciz Topulli”.

?Policia e Shtetit, respektivisht Drejtoria e Qarkut te Gjirokastres sapo ka miratuar kerkesen e Forumit Djemte e Laberise per tubimin e dites se shtune,  me 8 dhjetor 2018,  ne oren 11:00,  ne sheshin me emrin e heroit “Cerciz Topulli”, te qytetit te Gjirokastres?, – ka shkaruar gazetari në postimin e tij.

Më tej në postimin e tij Hoxha i ka bërë thirrje çdo shqiptari, që t?i bashkohet kësaj proteste.

?Ftese per cdo bashkekombas brenda dhe jashte vendit, te jete i pranishem neser paradite i veshur me simbole kombetare, flamur dhe shall kuqezi… “Kush ka nje flamur(kuqezi) le te rrembeje, kush ka nje zemer(kuqezi) mos e kurseje…”, – përfundon ai në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga