Aktualitet
Shpenzimet për arsimin/ Shqipëria poshtë mesatares së vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme

Shqipëria e ka të nënfinancuar sektorin e arsimit nga arka publike, në raport me vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, por edhe me vendet e rajonit.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme shpenzuam për arsimin mbi 4% të PBB-së gjatë kësaj dekade, ndërsa Shqipëria sistematikisht i ka mbajtur nën 3.4% financimet për sektorin e edukimit.
Në vitin 2017, Shqipëria u rendit e fundit në rajon për shpenzimet dedikuar arsimit. Në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, Shqipëria shpenzoi 3.1% të sipas statistikave të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, teksa vendet e tjera ky tregues është në intervalin 4-4.5%.
Shpenzime më të larta për arsimin në raport me PBB bëri Mali i Zi (4.5%), Maqedonia (3.95%), Kosova (4.6%), Serbia (3.9%).
Siç shihet nga të dhënat, shpenzimet për arsimin krahasuar me PBB-në i ka më të larta Kosova, për shkak se ka një popullsi më të madhe në moshë arsimi që ndjek sistemet shkollore.
Në një vlerësim të posaçëm për çështjet e arsimore në rajon, Forumi i Ballkanit vlerësoi së fundmi se “Arsimi në Ballkan mbetet një sektor me rrezik të lartë për korrupsion dhe ndikim në politika”.
Me gjithë mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare, rajoni nuk ka bërë para në çështjet e edukimit, teksa Shqipëria ka renditjen më të dobët në të gjithë treguesit e performancës në sektor.
Infrastruktura e sektorit të arsimit në Shqipëri mbetet shumë e dobët dhe nuk po bëhet para për zhvillime në sektorin e Teknologjisë dhe iInformacionit dhe Komunikimit (TIK) në nivel kombëtar.
Burimet njerëzore në sektor ende sfidohen nga mungesa e statusit së arsimtarit, pagat e ulëta, mungesa e autonomisë dhe aftësitë e mangëta.
Teksa modeli arsimor vijon të jetë nën presionin e politikave afatshkurtra, ku kurrikulat ndryshojnë vazhdimisht me ndryshimin e ministrave.
Por megjithatë në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, financimi në arsim mbetet shumë i ulët, pavarësisht nga aspiratat për të arritur nivelet e BE.
Braktisja e shkollave vazhdimisht për shkak të varfërisë, infrastrukturës dhe arsyeve lokale është një faktor i rëndësishëm në të gjitha vendet.
Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tha se në themel të dobësive të sistemit arsimor në vend qëndron mungesa e financimeve dhe vizionit. Ai tha se vendet që kanë tentuar të sjellin arsimin e tyre në një nivel tjetër për një dekadë rresht kanë investuar 5% të PBB-së. Ish-ministri u shpreh se duhen stimuluar, nëpërmjet bursave, degët e mësuesisë, në mënyrë që të përthithen studentë të mirë dhe më tej duhet të bëhet një lidhje më e fortë mes shkollës së lartë të mësuesisë dhe praktikës mësimore. Tafaj tha se po nuk u bënë këto ndërhyrje, Shqipëria nuk do të jetë konkurruese as me rajonin./ Monitor


Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka vendosur një ditë më parë që mbledhjet t’i zhvillojë me dyer të mbyllura.
Në këtë mënyrë, në mbledhjet e ardhshme nuk do të lejohen mediat, pavarësisht skandaleve që mund të prodhohen në atë Këshill.
Në një kohë kur pjesa më madhe anëtarëve të KLP janë të kontestuar, merret vendimi për instalimin e territ informativ.
Gent Ibrahimi, apo më shumë se me emrin e tij ai njihet si kunati i ish-ministres, ka gjetur një mënyrë skandaloze e mediokre për t’u justifikuar.
Ai pretendon se transparenca do të bëhet në faqen zyrtare të KLP, ndërkohë që një faqe e tillë nuk ekziston.

Keshilli i Lartë i Prokurorisë
“I qëndrojmë fort urdhërimit kushtetues për transparencë, pasi gjithçka që thuhet në këtë mbledhje brenda 24 orëve hidhet në faqen e Këshillit. Duke pasur parasysh edhe përcaktimet e tjera ligjore për të ruajtur privatësinë e të dhënave të disa prej subjekteve, çështjet e të cilëve bëhen objekt trajtimi në mbledhjet e Këshillit, ne i balancojmë këto dy kërkesa,” tha Ibrahimi në fillim të mbledhjes plenare.
Në nenin 23 të Kushtetutës garantohet e drejta e informimit dhe i jepet të drejtë kujtdo që të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.
Nga ana tjetër Ligji Nr. 115/2016 detyron KLP -në të publikojë nuk e përcakton se si do të zhvillohen mbledhjet audion e mbledhjeve por nuk përcakton se si bëhen mbledhjet me dyer të mbylluara apo ta hapura.
Por, edhe ky ligj thotë që audio publikohet në faqen e KLP, por kjo faqe nuk ekziston.
“Regjistrimi audio i mbledhjes plenare bëhet publik në faqen zyrtare të Këshillit brenda 24 orëve nga dita e mbledhjes. Përpara publikimit, nën përgjegjësinë e Kryetarit, administrata kujdeset për redaktimin e materialit, duke fshirë çdo referencë tek emrat konkretë, përveç emrave të anëtarëve të Këshillit dhe emrave të prokurorëve, mbi të cilët janë vendosur masa disiplinore të pezullimit dhe të shkarkimit
Procesverbali me përmbledhjen e diskutimeve bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit pasi miratohet nga mbledhja plenare pasardhëse e Këshillit”, thuhet në nenini 167 të Ligjit Nr. 115/2016 mbi dokumentimin e mbledhjes plenare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Rroftë reforma në drejtësisë, se skandalet vijojnë të prodhohen më keq se më parë.
Për me tëpër skandalet janë ulur këmbëkryq në KLP, nëse kujtojmë këtu se disa anëtarë të KLP, ende nuk kanë kaluar Vettingut, dikush dyshohet për korrupsion, ndërsa një tjetër si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit.
Po një ditë më parë pasi njoftuan për instalimin e errëssirës, KLP, u përfshi dhe në një tjetër skandal, duke u bërë pjesë e shkeljeve të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.
Grupet parlamentare të PD dhe LSI me 29 Janar depozituan një kallëzim penal për kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku, për shkelje ligjore në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së.
Por, dje Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli moskompetencë ndaj kërkesës së partive opozitare PD-LSI, për shkarkimin e Kryeprokurores, Arta Marku.
Dhe, natyrisht nuk kishte si të mungonte një justifikim i tipit Gent Ibrahimi.
“Këshilli vendosi që t’ia delegojë kryetarit të drejtën që t’i përgjigjet shkresës së ardhur nga Kuvendi në mënyrë administrative, sepse Këshilli nuk është orga që del me rozoluta, del me diskutime, por Këshilli merr vendime”. ka thënë Ibrahimi për mediat.
Sipas Ligjit Nr. 97/2016 mbi procedurën e përzgjedhjes dhe emërimit të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm në nenin 28 përcaktohet se organi përgjegjës për përzgjedhjen është Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe se ky i fundit përzgjedh kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm, ndër ata që përmbushin kushtet e parashikuara në këtë ligj.
Thënë më qartë KLP ashtu siç ka kompetenca për emërim dhe për shkarkim. Por duket se nuk guxojnë ta bjën një gjë të tillë ndaj Arta Marku, apo më saktë politika po i shantazhon me skandalet që mbartin mbi supe./CNA.al

Trajneri i Luganos, Fabio Celestini, ka folur në lidhje me sulmuesin shqiptar Armando Sadiku para ndeshjes që ekipi i tij do të luajë ndaj kryesuesve të Young Boys-it. Numri një i stolit ka shpjeguar se nuk e kishte aktivizuar shqiptarin me qëllimin për të shënuar, por elbasanasi e ka surprizuar.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me gjendjen e 27-vjeçarit të afruar në merkaton e janarit nga Levante, ai u shpreh: “Armandos ende i mungon diçka, por javën e kaluar ishte koha për ta hedhur në fushë. Unë e zgjodha për shpirtin e tij, sepse ai nuk heq dorë kurrë.
“Ai di si t’i tërheqë shokët në sulm. Nuk e zgjodha për të shënuar, por nëse e bën dhe këtë është fantastike”, – tha tekniku Celestini. Sadiku i rikthye tek ish-ekipi i tij në Zvicër, pasi nuk kishte hapësira te Levante. Me Luganon ka luajtur 3 ndeshje deri tani dhe ka shënuar 1 gol. /CNA.al

Barcelona synon të përforcohet me yllin e Atletico Madridit, mesfushorin Saul Niguez. Kampionët e La Liga-s dëshirojnë që mesfushori 24-vjeçar të jetë ‘armatimi’ i tyre i ri për sezonin e ardhshëm.
Pas transferimit të Frankie de Jong nga Ajax, Barcelona është duke punuar në mbylljen e marrëveshjes edhe me rivalët nga La Liga për Saul.
Katalanasit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 110 milionë euro për Saul, për ta bërë ata futbollistin më të shtrenjtë në historinë e Spanjës. /CNA.al
-
Aktualitet1 hour ago
KUJDES! Këto shenja të horoskopit do të përballen me sfida të vështira në ditët e ardhshme!
-
Life Style1 hour ago
Këto janë risitë që “WhatsApp” do të sjellë përgjatë këtij viti
-
Aktualitet15 hours ago
19 modelet më të bukura të këpucëve dhe balerinave për të zëvendësuar çizmet tani që po ngrohet koha
-
Aktualitet16 hours ago
5 gabimet që bëjmë kur thajmë flokët me tharëse në shtëpi
-
Aktualitet20 hours ago
ALBtelecom prezanton shërbimet dixhitale inovative të Lifecell
-
Life Style22 hours ago
Samsung prezanton super smartfonin e palosshëm, por kushton sa “qimet e kokës”
-
Kuriozitete23 hours ago
Gjendet bleta më e madhe në botë, është një femër “beqare” që jeton vetëm
-
Kuriozitete1 day ago
Mund t’ju duket e çuditshme, por ja 8 gjërat që pamja e jashtme thotë për ju!