Portieri i Skënderbeut bëri gabimin fatal kundër Kukësit/ Trajneri Shehi befason me deklaratën e tij – CNA
Connect with us

Aktualitet

Portieri i Skënderbeut bëri gabimin fatal kundër Kukësit/ Trajneri Shehi befason me deklaratën e tij

Publikuar

-

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga humbja kundër Kukësit, por nuk ka kritika për portierin Teqja, të cilin e mbron me vendosmëri.

Për ish-kapitenin e Skënderbeut problemi qëndron te presioni dhe në “Gol pas goli” në Supersport shpjegon pse korçarët janë në këtë moment aspak pozitiv, me fitoren që mungon prej 3 ndeshjesh.

“Humbje e dhimbshme, sepse mund ta evitonim lehtësisht, nuk e pësuam nga trysnia e kundërshtarit. Është një humbje që vjen në një moment jo të mirë, ndaj dhemb.

“Është një moment i vështirë, për herë të parë këtë sezon nuk fitojmë në tre ndeshje rresht, ndërkohë që situata nuk është ajo e sezoneve të shkuar, por nuk ka pse të demoralizohemi, duhet të punojmë sa më shumë sot dhe të qeshim nesër”.

LEXO EDHE:  Fitorja me Skënderbeun / Mema: Jemi bërë qaramanë

“Penalltia? Moment që duhej dhe mund të evitohej, por kam qenë vetë në atë pozicion dhe kur e humbet topin aty, e humbet pak toruan. Nuk duhet ta kryqëzojmë Teqjen, është portieri më i mirë në Shqipëri, ndaj duhet t’i japim kurajo”.

“Lojtarët e rinj po vuajnë? Janë pak nën presion, natyrisht, sepse janë të rinj, por u kam thënë personalisht që nuk ka arsye pse të bien nën presion, sepse nuk u kërkon kush të zgjidhin ndeshjet të vetëm. Ndoshta marrin përsipër më shumë sesa duhet, duhet t’i bindim që të mos e ngarkojnë veten më shumë sesa duhet”.

Aktualitet

Pse opozita i dogji mandatet/ Kryemadhi flet për median italiane

Publikuar

-

By

Në një intervistë të dhënë për median italiane “Rai News”, ka shpjeguar arsyet se pse sipas saj opozita ndërmori aktin ekstrem, për të djegur mandatet e deputetëve.

Kryemadhi ka thënë për gazetaren , Laura Tangherlini se “vetëm rënia e kësaj qeverie që përfaqëson krimin e organizuar në Shqipëri, do të mund të sjellë stabilitet në Europë  dhe në rajon”.

Referuar deklaratës së Ramës, i cili është shprehur i vendosur për të mos dhenë dorëheqjen dhe për të mos çuar vendin në zgjedhje të parakoshme, Kryemadhi është shprehur se “Institucionet janë totalisht të shkatërruara dhe është normale që ai të ndihet paksa si mbreti i Shqipërisë, duke menduar se ka mbështetjen e të gjitha institucioneve, por ky është një problem. Sjellja e tij është vërtetë një problem serioz, nëse ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh, është problem i tij dhe jo problem i popullit shqiptar apo opozitës.”.

LEXO EDHE:  U largua nga Skënderbeu për shkak të klimës/ Mesfushori firmos në Suedi

Gjithashtu Kryemadhi është pyetur edhe se çfarë do të bëjë opozita, nëse të enjten e radhës mazhoranca vendos të kthehet në Parlament dhe të vazhdojë punën.

“Protesta jonë do të vazhdojë. E gjithë axhenda jonë varet nga qeveria, nga vendimi i mazhorancës dhe populli do të jetë me ne, sepse ne jemi opozita, ne do ti mbrojmë dhe nuk do ti lëmë të provokohen nga forca të tjera, si forcat e sigurisë të qeverisë. Axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuar dhe kjo axhendë do të shkojë para për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, në një vend demokratik që synon të anëtarësohet në Europë përmes demokracisë.”-tha ndër të tjera Monika Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protestat në rrethe/ Basha ndërmerr një tjetër lëvizje

Publikuar

-

By

Ndërsa ditën e djeshme, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha mblidhi kryesinë e partisë, sot mësohet se do të mbledhë kryetaret e degëve për të detajuar aksionin opozitar.

Ashtu sikurse bëri të ditur vetë kryedemokrati Basha në përfundim të protestës ditën e enjte, tubimet do të vazhdojnë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, sipas tij deri  në rrëzimin e qeverisë Rama.

LEXO EDHE:  Humbja me Tiranën djeg / Tifozët korçarë akuzojnë për tolerim

Kryetaret e Partisë Demokratike në rrethe do të punojnë jo vetëm për denoncimin e aferave të qeverisë Rama, por do të përgatiten edhe për betejën zgjedhore.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama intervistë për median italiane/ I tregon “dhëmbët” opozitës

Publikuar

-

By

Monika Kryemadhi Lulzim Basha ne deklarate per mediat

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane “Rai News”, kryeministri Rama është shprehur i vendosur se nuk do të ketë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sikurse pretendon opozita.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare thotë se ligji i zgjedhjeve është i tillë, që kush fiton qeveris dhe kush humb, kalon në opozitë.

Gjithashtu Rama është shprehur i gatshëm për të dialoguar me opozitën, por  thekson se nuk mund të ndalë së qeverisuri vendin për shkak të krizave politike që krijon opozita.

“Kemi mazhorancën jemi më përpara në një mënyrë ekzemplare në të gjitha sondazhit, nuk mund të arrihet në një vend të thuhet: “Unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që duam”, thotë Rama.

LEXO EDHE:  U largua nga Skënderbeu për shkak të klimës/ Mesfushori firmos në Suedi

Rama ka bërë edhe një krahasim mes protestave studentore dhe protestave të opozitës, ndërsa theksoi se “Protesta e studentëve për një arsim më cilësor ishte një protestë e popullit, zëri i të cilëve u dëgjua nga qeveria. Ndërsa protestat e thirrura nga opozita e bashkuar, sipas tij, janë protesta të një establishmenti politik, që janë të dëshpëruar se nuk mund të fitojnë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Kosova & Rajoni18:53 - 22 Shkurt, 2019

Ndryshimi i kufijve/ Media gjermane zbulon datën e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Arritja e marrëveshjes, midis Serbisë dhe Kosovës, ka tërhequr vëmëndjen e mediave europiane dhe atyre ndërkombëtare . Më të angazhuar...

Aktualitet18:06 - 22 Shkurt, 2019

Grushti i shtetit/ Rikthehen arrestimet masive në Turqi

Qindra ushtarakë janë venë nën pranga gjatë ditës së sotme, pasi më parë policia ka kryer bastisje nëpër shtëpitë e...

Aktualitet19:35 - 21 Shkurt, 2019

Arrestohet ish Kryetari i  Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi në orët e vona të pasditës të së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë,...

Aktualitet18:46 - 19 Shkurt, 2019

Senatori Sanders provon sërish/ Njofton kandidaturën për presidencialet

Listës së demokratëve që duan të përballen me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, iu shtua të...

Aktualitet09:00 - 19 Shkurt, 2019

Horror/ 18 vite në frigoriferin e së motrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci, ku një grua e cila ishte zhdukur që në vitin...

haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen
Aktualitet16:05 - 18 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Nuk tërhiqet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në kompleksin memorial në Gllogjan ndër të tjera ka folur edhe rreth...

Aktualitet09:35 - 18 Shkurt, 2019

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti...

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Trending

Read previous post:
“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Close