Aktualitet
“Nëse ne jemi ngelsa …”/ Studentët mesazh Ramës

Një nga mesazhet që studentët i kanë adresuar ditën e sotme Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë është “nëse ne quhemi ngelësa atëherë sistemi juaj është Ëhat the fu*k”.
Mes ironisë studentët thumbojnë qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për protestën e studentëve.
Studentë të universiteteve publike në Tiranë, Elbasan, Durrës i janë bashkuar sot protestës para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë plotësimin e 3 kërkesave të tyre./ CNA.al


Barcelona synon të përforcohet me yllin e Atletico Madridit, mesfushorin Saul Niguez. Kampionët e La Liga-s dëshirojnë që mesfushori 24-vjeçar të jetë ‘armatimi’ i tyre i ri për sezonin e ardhshëm.
Pas transferimit të Frankie de Jong nga Ajax, Barcelona është duke punuar në mbylljen e marrëveshjes edhe me rivalët nga La Liga për Saul.
Katalanasit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 110 milionë euro për Saul, për ta bërë ata futbollistin më të shtrenjtë në historinë e Spanjës. /CNA.al

Tritan Shehu, i cili tashmë ka dorëzuar mandatin e deputetit, ka reaguar në lidhje me urdhërin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë për vizitat e familjarëve në spitale.
Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu e ka cilësuar këtë urdhër si një “shprehje autokracie”, ndërsa shton se tashmë nuk mund të flitet më për autonomi të spitalore.
“Nje urdher jo vetem shterpe ne ide per spitalet e vendit ai qe u publikua sot, por dhe qe pasqyron nje mentalitet te Rilindjes ultra centralist e te rrezikshem ne terresi. E pa imagjinueshme kjo qe po ndodh me sistemin tone shendetesor, tashme gati per tu shndruar me shume se dhe nje repart ushtarak ne centralizmin e tij. Jo vetem nuk mund te flitet per autonomi spitalore, “spitali ndermarje” etj ide zhvilluese, por po kalohet nen nje trysni, qe edhe ne diktature nuk ishte mbi spitalet.
Pa asnje dyshim ky nuk eshte vetem nje gabim i thelle menaxherial spitalor, eshte shprehje e largimit teresor te Qeverise nga cdo element autonomie, decentralizimi, demokracie e ekonomie tregu. Eshte shprehje autokracie, jo larg diktatures! Te dashur miq, lexojeni vete, nuk do tu besoni syve…spitaleve te vendit u caktohen edhe oraret e vizitave, takimeve deri ne minuta, reanimacioneve po keshtu!!!”, shkruan Shehu./CNA.al

Sistemi i drejtësisë, është i kapur nga politika. Nuk është më perceptim, por fakt. Shembulli më i mirë që pasqyron lidhjet e politikës me drejtësinë është gjyqtari Arben Mickaj.
Ky i fundit është pjesë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Emri i gjyqtarit Mickaj, po së fundmi është lakuar dhe një tjetër skandal. Në një video virale që qarkullon në rrjetet sociale, gjyqtari Mickaj dëgjohet duke u tallur dhe ironizuar një qytetare.
Thënë më qartë gjyqtari Mickaj përdor zyrën e Gjykatës për të kaluar kohën për shaka, për t’u tallur me qytetarët.
Mickaj paguhet me taksat e qytetarëve, jo për t’i shërbyer drejtësisë, por për t’u shërbyer interesave të tij.
Gjithashtu emri i gjyqtarit Arben Mickaj u lakua së fundmi pas daljes në dritë të vendimit skandaloz për rastin e Ardit Gjoklaj.
Ky i fundit u gjet i vrarë në impiantin e përpunimit të mbeturinave në landfillin e Sharrës, mirëpo gjyqtari Mickaj dhe dy kolegët e tij, Gerd Hoxha dhe Petrit Çomo “e vranë” për së dyti.

ARTUR MICKAJ
Në vendimin e firmosur prej tyre, ata aludonin se 17 -vjeçari ishte vrarë jashtë landfillit të Sharrës, duke amnistuar kështu vrasësit e vërtetë të Arditit.
Në fakt për rastin e Ardit Gjoklaj, përgjegjës bëhej edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, por prokuroria dhe gjykata dyshohet se janë kujdesur ta mbajnë larg këtij procesi.
Një tjetër fakt që vërteton lidhjen e Mickajt me politikën dhe kryesisht me PS është djali i tij i cili rezulton drejtues i lartë i Forumit Rinor të Partisë Socialiste.
Kujtojmë se gjyqtari Arben Micko shpalli fajtorë studentët e shkencave sociale, të cilët goditën me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë një vizite që ai zhvilloi në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Mediat kanë raportuar më herët se djali i tij, Artur Mickaj u emërua nga kryeministri Edi Rama në postin e Drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit që në vitin 2013, kohë kur socialistët morën pushtetin politik. Mickaj qëndroi në këtë detyrë për rreth 5 vjet, deri në shkarkimin e tij, në mars të këtij viti.
Megjithë largimin nga detyra shtetërore, Mickaj ka qëndruar në pozicionin e drejtuesit të lartë të FRESH.
Artur Mickaj, drejtues i lartë i Forumit Rinor të Partisë Socialiste dhe Drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit deri pak kohë më parë, tashmë ka hyrë në tregun e shit-blerjes së energjisë elektrike.
Ndërsa sa i përket anës pasurore,referuar të dhënave të marrë nga CNA.al pranë ILDKPKI-së, rezulton se gjyqtari Micka ka marrë dy kredi, njërën në shumën 5 000 000 lekë për të blerë një apartament dhe 50.000 euro, për të blerë pasuri të paluajtshme.
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Gjendje jashtë sistemit bankar në shumën 1 350 000 lek.
Të ardhura nga paga si gjyqtar për vitin 2016 në shumën 1 144 258 lekë, të ardhura nga paga e bashkëshortes 552 000 lekë.
Ai deklaron një kredi që e ka marrë më herët në shumën 5 000 000 lekë, për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 66 metër katror.
Gjithashtu ai ka deklaruar se ka marrë një hua me 12 nëntor 2014 në shumën 50.000 euro, për të blerë pasuri të paluajtshme./CNA.al
-
Aktualitet47 mins ago
KUJDES! Këto shenja të horoskopit do të përballen me sfida të vështira në ditët e ardhshme!
-
Life Style53 mins ago
Këto janë risitë që “WhatsApp” do të sjellë përgjatë këtij viti
-
Aktualitet15 hours ago
19 modelet më të bukura të këpucëve dhe balerinave për të zëvendësuar çizmet tani që po ngrohet koha
-
Aktualitet15 hours ago
5 gabimet që bëjmë kur thajmë flokët me tharëse në shtëpi
-
Aktualitet20 hours ago
ALBtelecom prezanton shërbimet dixhitale inovative të Lifecell
-
Life Style22 hours ago
Samsung prezanton super smartfonin e palosshëm, por kushton sa “qimet e kokës”
-
Kuriozitete22 hours ago
Gjendet bleta më e madhe në botë, është një femër “beqare” që jeton vetëm
-
Kuriozitete24 hours ago
Mund t’ju duket e çuditshme, por ja 8 gjërat që pamja e jashtme thotë për ju!