LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Megaskandali te Unaza/ Kryemadhi kërkon procedim penal për hartuesit e projektit

7 Dhjetor 2018, 11:06, Aktualitet CNA
Megaskandali te Unaza/ Kryemadhi kërkon procedim penal për hartuesit e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka reaguar pas megaskandalit të publikuar mbrëmjen e djeshme, për projektin e Unazës së Madhe.

Kryemadhi ka dalë në mbrojtje të qytetarëve duke thënë se ligji i 2006, i ka bërë ata pronarë dhe nuk mund t?i shpronësojë Rama dhe Veliaj, ndërsa ka kërkuar të procedohen penalisht të gjithë ata persona që kanë hartuar projektin.

“Sot dua të ritheksoj që Unaza e Re është një çështje që duhet të zgjidhet përfundimisht. Pronarë nuk i bën as Lame, aq Qendro, as Velaij dhe as rama. Pronarë i ka bërë ligji në 2006.

Ne e kemi shkelur me të dyja këmbët këtë ligj. Tenderi I unazës së re që u vërtetua që ishte falsifikim, tregon që ka kaluar çdo shkallë dhe normë morale, ligjore të kësaj qeverie.

Tenderi jo vetëm është korruptiv, por është një ndasi sociale që përbën diskriminim ndaj qytetarëve. Shpërblimi i drejtë sipas ligjit është më e pakta që mund të bëjë qeveria shqiptare.

I bëj thirrje Prokurorisë të nisë procedimin penal ndaj projektuesve të këtij projekti?,- u shpreh Kryemadhi./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga