Connect with Us

Më në fund, e tha! Flori Mumajesi zbulon se kujt i dedikohet kënga “Plas”

Kryesore Show Biz

Më në fund, e tha! Flori Mumajesi zbulon se kujt i dedikohet kënga “Plas”

Publikuar

-

Pas prezantimit të këngës “Plas” në festivalin “Kënga Magjike”, në rrjetet sociale si dhe në media, u ngritën dyshimet se kënga mund të jetë një dedikim i kantautorit Flori Mumajesi për një lidhje të tij dashurie që nuk pati fundin e lumtur. Por në një intervistë në prapaskenën e festivalit për “Abc News”, Mumajesi sqaroi se kënga nuk është dedikim për askënd!

Madje, lajmet e publikuara deri më tani që e lidhnin me një emër të caktuar, i ka cilësuar si “fake news”. Nga ana tjetër, këngëtari nuk la pa përmendur faktin se kënga është mirëpritur edhe nga njerëzit të cilët janë në një lidhje të lumtur dashurie, por kur kanë dëgjuar këngën, kanë vuajtur bashkë me të.

LEXO EDHE:  “Sa shumë të paskam dashur!” Elvana Gjata shfaqet e përlotur në klipin e saj më të ri

Sakaq, disa orë përpara se të ngjitet të performojë këngën “Plas” në skenën e “Këngës Magjike”, Flori komunikoi drejtpërdrejt me fansat e tij në “Instagram”, duke theksuar se kjo është kënga e të gjithëve.

“Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”.  – shkruan këngëtari.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Elvana nuk është ndarë nga Flori (Foto)

LEXO EDHE:  Pandeli Mjako ‘plas bombën’/ “Bravo i qoftë shkollës që vuri atë këngë”

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Aurela Gaçe “ndez” skenën/ Zbulon talentin e fshehur të vajzës

LEXO EDHE:  Miliona klikime/ Zbuloni cilat janë këngët më të klikuara në të gjithë botën për vitin 2019

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  Kylie Jenner bën dedikimin më romantik për Travis Scott dhe dha lajmin më të rëndësishëm

LEXO EDHE:  "Jam me fat që të kam"/Julian Deda i bën dedikimin special bashkëshortes

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: