Mbyllet pjesa e parë në Kamzë/ Barazim i bardhë mes Kukësit dhe Skënderbeut – CNA
Connect with us

Aktualitet

Mbyllet pjesa e parë në Kamzë/ Barazim i bardhë mes Kukësit dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Po luhet në stadiumin e Kamzës supersfida e javës së 16-të mes Kukësit dhe Skënderbeut. Si verilindorët ashtu edhe korçarët luajnë në këtë përballje me synimin e vetëm, për të marrë 3 pikë.

Skuadra e Orges Shehit vjen në këtë sfidë pas humbjes ndaj Teutës dhe barazimit në transfertë ndaj Tiranës, ndërkohë që Kukësi ka arritur të fitojë 2 përballjet e fundit, atë ndaj Kamzës dhe Luftëtarit, teksa shpreson të vijojë ecurinë  e rezultateve positive.

LEXO EDHE:  Përfundon supersfida e javës në "Selman Stërmasi"/ Barazim i bardhë mes Partizanit dhe Kukësit

Ndërkohë që pjesa e parë është mbyllur në shifra të barabarta 0-0, me disa raste të mira për të dy ekipet. /CNA.al

Aktualitet

Rama nxjerr videon: Ky është shkodrani që ka futur “mikun” e tij në qeverisje/ Qytetarët i nxjerrin bojen

Publikuar

-

By

Kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme duke përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, me një video nga Shkodra, ku sipas tij tregohet një histori shembullore për këmbëngulje dhe sukses.

“Mirëmëngjes dhe me këmbënguljen shembullore të Leonit nga Shkodra, që nuk u dorëzua asnjë moment duke shfrytëzuar “mikun” e tij në qeverisje, portalin www.shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë “-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij postimi të kreut të qeverisë, qytetarët kanë shpërthyer në akuza të forta.

Një qytetar shkruan se platforma që pretendon kryeministri se zgjidh problemet, është e zhytur në korrupsion.

“Perralla me mbret platforma Shqiperia qe duam eshte e korruptuar ne cdo qelize te saje dhe me sakte mud te quhet Platforma e qeverise qe nuk duam dhe per kete kam fakte qe te gjithe keto kriminele qe punojne atje.Prandaj eshte imediate rrezimi i kesaj klike.”-shkruan qytetari.

Më tej një tjetër qytetar shkruan “Edhe un ju kam shkruar ne kte plateformen por akoma se keni marr parasysh kerkesen time…apo dhe ktu trajtohen disa probleme si te nenes dhe disa si te njerkes!!”.

LEXO EDHE:  Përfundon supersfida e javës në "Selman Stërmasi"/ Barazim i bardhë mes Partizanit dhe Kukësit

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Po ne qe skemi asnje mik e vjen na terheq zvarr femit ,femrat njerzit partiak eskobaret e tyre ,juaj .Na paralizoni punen falemintoni vite pune ,djers , tortur ..Ca biznesi flet e thua zoterote kur sdoni tia dini ….Ate ministrin e bujqesis te korruptuar kembe e kok ca behet ?PSE na bie Maksim Caclli ne tokat shtet qe ne I kemi disponu qe prej 23 vjetesh na bie Caclla nga Amerika ,Hasana nga veriu te ven dy mi dhi buznesi kta ,ne fermeret KTU sjemi te zot le te falimentojm le te na ngordhin nga 60 krer lop etc se I do qefi ty e eskobarve te marrin te drejten ton etj ..Nuk ndryshove njeher o njeriiii po na gropos te pafsha sikur po na e Ben ne”.

Më tej një tjetër qytetar ka rikthyer vëmendjen te protesta studentore, ndërsa shkruan “Zoti Kryeminister ndihmo ata student qe po kalojne nate dhe dite ne te ftohte dhe shi, sepse je ne ate post prej tyre dhe mund te ikesh prej tyre.”.

Ja disa nga komentet e qytetarëve:

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Java e 17-të e Kategorisë Superiore/ Këto janë dy ndeshjet që do të luhen sot

Publikuar

-

By

Java e 17-të e Kategorisë Superiore nisi që dje me sfidën mes Partizanit dhe Kukësit që përfundoi në barazim pa gola.

Sot do të luhen dy ndeshjet e tjera, Laçi do të presë Tiranën, sfidë që starton në orën 14:00. Në orën 17:00, në Vlorë do të nisë ballafaqimi tjetër i së shtunës, mes Flamurtarit dhe Kamzës.

LEXO EDHE:  Kukësi barazoi pa gola ndaj Partizanit/ Safet Gjici bën premtimin e madh

FSHF ka përcaktuar edhe gjyqtarët e dy ndeshjeve të ditës së sotme, që janë si më poshtë:

Laçi-Tirana
Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Egin Doda, Ilir Tartari (Asistent arbitër)

Flamurtari-Kamza
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Devis Korreshi, Alfred Shkreta

Java e 17-të do të mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit, Skënderbeu-Luftëtari dhe Kastrioti-Teuta. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga Artan FUGA/ Synimi i kështjellave në erë dhe të vërtetat që duhet të marrin studentët dhe pedagogët

Publikuar

-

By

Duke bërë sikur është vështirë të realizohen kërkesat e studentëve në fakt krijohet iluzioni sikurse ato 8 pika me kërkesa janë vërtet ato që i djegin qeverisë. Në fak ato janë të realizueshme menjëherë, pa asnjë dhimbje, sepse nuk ndryshojnë asgjë, janë krejt fluide dhe sepse jepen nga njera anë dhe merren kaq lehtë nga anë të tjera me kollajllëkun më të madh.

Nëse nuk duam që protestat e drejta, të mundimshme, stoike të studentëve të përfundojnë si fllucka sapuni dhe që kriza në inteligjencën e kombit të vazhdojë edhe pesëdhjet vjet të tjera duke mbetur kombi më idiot i Europës, ka nevojë urgjente :

1. Krijimi i një keshilli emergjence prane ministrise te arsimit ose edhe me lart, per reformimin e arsimit te larte. Studentët dhe pedagogët të jenë të përfaqësuar atje!

2. Pergatittja e nje kuvendi kombëtar per arsimin e larte me te gjithe aktoret e interesuar sociale e politike dhe intelektuale te vendit.

3. Amendime të plota të ligjit per arsimin e larte, i cili de facto është rrëzuar.

4. Perpunimi i shpejte i modelit të ri të universiteteve publike shqiptare që të japi një cilësi të lartë të nivelit të diplomave të njohura në Europë.

LEXO EDHE:  Java e 17-të e Superiores fillon sot me këtë supersfidë/ Do të luhet pa tifozë por me gjashtë arbitra

5. Pezullimi i te gjithe bordeve universitare dhe agjencive të ministrisë, shkarkimi i antarëve të tyre. Jo shtimi i një studenti atje që do të mbytet nga ujqit e bordeve, të cilët do ta shqyejnë si një qingj qumështor.

6. Pranimi i pageses me këste i detyrimeve financiare te studenteve dhe futja e një modeli financiar që con në uljen e vetvetishme të tarifave.

7. Pranimi i perpunimit te nje ligji te integrimit te shkences dhe kultures e dijes ne shoqëri e sotme shqiptare. Studenti të gjejë punë me diplomën e tij jo të qendrojë si gur në qafë i familjeve dhe të punojë e shumta si kamarier!

8. Planifikimi i nje studimi mbi gjendjen e arsimit te larte ne Shqiperi dhe paraqitja e tij si nje plan masash Kuvendit te Shqipërise. Shoqëria shqiptare të mos mbetet shoqëria më injorante në Europë.

9. Bashkia Tiranë të ktheje ne destinacionin e perdorimit te aseteve te UT qe i jane uzurpuar ne menyre arbitrare.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet22:32 - 14 Dhjetor, 2018

Rekord historik/ Vepra e Prustit shitet për 1,51 milionë euro

Vepra origjinale “Nga ana e Suanit” e shkrimtarit Marsel u shit sot për 1,51 milionë euro. Kjo kopje e rrallë,...

Aktualitet17:59 - 14 Dhjetor, 2018

Foto- Homazh për viktimat në Genova/ Flamuri shqiptar valvitet mbi urën e Morandit

Kanë kaluar katër muaj nga shembja e urës së Morandit në  Genova të Italisë. Gjatë ditës së sotme miq dhe...

Aktualitet10:23 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi voton sot formimin e ushtrisë/ Forcat e KFOR-it austriak pozicionohen tek Ura e Ibrit

Forca të KFOR-it të cilat përkujdesen për sigurinë në Kosovë, janë stacionuar sot në Urën e Ibrit, në Mitrovicë. Sipas...

Aktualitet08:44 - 14 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës voton sot formimin e Ushtrisë/ SHBA: Vendim historik

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha të enjten se votimi i nesërm i transformimit të Forcës së Sigurisë së...

Aktualitet20:00 - 13 Dhjetor, 2018

Arsimi i lartë/ Artan Fuga tregon masat që duhen marrë

Akademiku dhe Pedagogu i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Artan Fuga, ka bërë disa sugjerime se çfarë nevojitet...

Aktualitet19:19 - 13 Dhjetor, 2018

Protesta në Shkodër/ Policia përplaset me qytetarët

Në protesta e zhvilluara pasditen e sotme, për taksat dhe çmimin e naftës në qytetin e Shkodrës ka pasur përplasje...

Aktualitet18:53 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese tjetër

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur ditën e sotme një tjetër godinë 3 katëshe në...

Aktualitet18:38 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme për mbrojtjen e banesave të tyre nga...

Aktualitet16:28 - 13 Dhjetor, 2018

Kërcënojnë banorët e Bregut të Lumit/ Do hapim luftë civile

Banorët e zonës së Bregut të Lumit janë ngritur sërish pasditen e sotme në protestë për dëmshpërblimet nga ndërtimi i...

Aktualitet16:10 - 13 Dhjetor, 2018

Nxënësit e gjimnazeve hidhen nga kangjellat e shkollës për protestë

Nxënësit e gjimnazeve të Beratit kanë dalë sërish sot në protestë në rrugët e qytetit në për të përkrahur studentët....

Aktualitet15:31 - 13 Dhjetor, 2018

“Xhisiela”/ Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Prokuroria e Krujës ditën e sotme ka dhënë pretencën për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socilaiste  Rrahman Rraja,...

Aktualitet14:38 - 13 Dhjetor, 2018

Senati i Arteve pro studentëve/ Zbulohen vendimet

Senati Akademik i Universitetit të Arteve të Bukura është shprehur pro protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje....

Aktualitet13:51 - 13 Dhjetor, 2018

Përfundon seanca plenare/ Studentët zhvendosin protestën

Sapo ka mbaruar seanca plenare në Kuvend dhe studentët janë duke e spostuar protestën e tyre drejt Kryeministrisë. Që prej...

Aktualitet13:36 - 13 Dhjetor, 2018

Artisti “shpërthen” ndaj medias/ Rrini larg studentëve, po zbehni kauzën

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar prapë sot protestës së studentëve, pavarësisht lajmeve se ndaj tij ka filluar një porcedim...

Aktualitet13:18 - 13 Dhjetor, 2018

Kërkoheshin nga Interpoli/ Arrestohen shqiptarët në Greqi

Dy shqiptarë të shpallur prej kohësh në kërkim janë arrestuar nga Interpol Tirana në Greqi. Nga policia bëhet me dije...

Aktualitet13:00 - 13 Dhjetor, 2018

Foto-Tym i zi te Ministria e Jashtme/ Çfarë po ndodh?

Shtëlluga të zeza tymi janë parë të dalin mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme. Nga fotot shihet se në...

Aktualitet12:28 - 13 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj nuk ndalet/ Sfidon policinë

Ndonëse ndaj artistit Robert Aliaj ka filluar një porcedim penal, ai është shfaqur sërish sot pranë protestës së studentëve ....

Aktualitet09:44 - 13 Dhjetor, 2018

Trenat përplasen kokë më kokë/ Humbin jetën 7 persona, dhjetëra të plagosur

Shtatë të vdekur dhe 46 të plagosur është bilanci i aksidentit të shkaktuar nga përplasja e dy trenave në kryeqytetin...

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Trending

Read previous post:
“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Close