LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lindita Nikolla drejt dorëheqjes ?

7 Dhjetor 2018, 10:56, Aktualitet CNA
Lindita Nikolla drejt dorëheqjes ?

Protesta e studentëve në fillim u përball me një arrogancë nga ana e qeverisë, por që më pas u kthye në një boomerang për këtë të fundit.

Fillimisht ishte vetë kryeministri Rama që sulmoi studentët, i cili cilësoi si ?katranjosë? apo ngelësa, duke u nisur nga ato që i ka thënë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Ishte kjo e fundit, e cila ndërsa i ka raportuar kryeministrit në lidhje me atë se çfarë po ndodh me studentët, ka thënë që është ?protestë nga katranjosët? dhe ky ishte më pas qëndrimi publik i mbajtur nga kryeministri.

Sigurisht pa e shfajësuar aspak kryeministrin nga përgjegjësia, qoftë politike apo morale, minimalisht ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla duhet të japë dorëheqjen ose të shkarkohet nga kryeministri. Dhe jo vetëm për këtë akt, por edhe për faktin se ministria e Arsimit, ishte e papërgatitur. Nikolla nuk ishte në dijeni të një reagimi apo një uragani studentor, kur i quajti ata ?katranjosë dhe të paaftë?.

Dhe pas 24 orësh u detyrua të tërhiqej, të pranonte kushtet e ?katranjosëve dhe të paaftëve?, të cilët po rrëzonin qeverinë. Dhe në qoftë se do të vazhdojë më gjatë do të jetë problemi më i madh për qeverinë. E para së të digjet qeveria, bashkë me Kryeministrin, mund të ikë Lindita Nikolla, bashkë me ligjin e saj për Arsimin e Lartë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga