Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim – CNA
Connect with us

Aktualitet

Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Vijon ndikimi i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin deri në mesditë.

Më tej pritet shtim i vranësirave në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër.

Parashikohet që gjatë pasdites vranësirat të jenë më tepër të pranishme, më të dukshme në zonat malore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -5°C në 18°C.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Temperaturat bien në minus

Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Aktualitet

Përulet Rama, thirrje studentëve/ Ngrini urën e komunikimit

Publikuar

-

By

Studentët e Universiteteve të Shqipërisë janë pozicionuar para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, nga ku kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, por nuk kanë pranuar dialog apo negociata.

Kjo ka sjellë reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale ka riftuar studentët për dialog, pasi sipas tij pa krijimin e urës së komunikimit me qeverinë nuk ka plotësim kërkesash.

“Të dashur protestues,

‪Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.

‪Do të ishte hera e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s’duan të ulen në tryezë me qeverinë që u thotë hajdeni t’i plotësojmë! (Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia”,– u shpreh Rama.

Rama i ka bërë thirrje studentëve që të mos refuzojnë ata që u shtrijnë dorën e bashkëpunimit, duke theksuar se në parim është dakord me kërkesat e studentëve, por që duhet patjetër dialog.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Temperaturat bien në minus

“Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim?

‪Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju. Ju keni 1 pikë pastaj bëhen 4 pika dhe më pas shkojnë 8 pika, ndërsa unë kam më shumë se 8 pika.

Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. E kjo nuk bëhet si gjëagjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër.

‪Ju e dini vetë, po unë jam me ju jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jus”,- përfundon Rama./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Protestë madhështore/ Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Publikuar

-

By

Ka filluar tubimi madhështor i studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, e cila do të jetë edhe stacioni i tyre i protestës masive që zhvillohet në të gjitha Universitetet e vendit.

Studentët e të gjitha fakulteteve në Tiranë kanë marshuar fillimisht në Bulevard dhe më pas janë mbledhur tek ministria.

Studentët e Politeknikut, Arteve dhe Gjeologji Minierave u mblodhën tek Korpusi dhe më pas kanë parakaluar në Bulevard para kryeministrisë ku ka pasur ovacione dhe thirrje për kryeministrin Edi Rama.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Temperaturat bien në minus

Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video- Pamje të rënda/ Dhunohet autori i vrasjes së 21-vjeçares

Publikuar

-

By

I riu, i cili i mori jetën 21-vjeçares Eleni Topaludhi, pak ditë më parë në ishullin e Rodosit është dhunuar barbarisht në burgun e Avlonës, në Greqi.

Nga video e siguruar nga CNA.al shihet se një grup të burgosurish që kanë hyrë me dhunë në qelinë e tij e godasin me shkelma dhe grushta 19-vjeçarin shqiptar, Aleksandër Lucaj.

Të burgosurit që e godasin Lucajn janë të nacionaliteteve të ndryshme, ndërsa mes tyre është të paktën një gardian.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Temperaturat bien në minus

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe avokati grek i popullit, si dhe shoqatat në mbrojtje të të dënuarve. Në një deklaratë të tyre, ata thonë se pavarësisht vrasjes makabre që 19-vjeçari dhe shoku i tij kanë kryer, ata janë tashmë në duart e drejtësisë dhe askush nuk ka të drejtë t’i dhunojë dhe persekutojë me akte vetëgjyqësie.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:24 - 10 Dhjetor, 2018

Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Zhvilloni proces të lirë zgjedhor për KLP dhe KLGJ

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kërkuar që sistemi i drejtësisë në vend të jetë tërësisht funksional. Në një postim në...

Aktualitet18:38 - 10 Dhjetor, 2018

Ndryshimet klimatike/ Jepet alarmi në Poloni: Bota përballet me një krizë të madhe

Në Poloni u zhvillua një Samitin për Klimën organizuar nga Kombet e Bashkuara. Gjatë këtij Samiti është dhënë alarmi se...

Aktualitet17:11 - 10 Dhjetor, 2018

Artan Fuga hedh akuza të forta/ Zbulon kush po rrjep studentët

Për akademikun dhe profesorin e  njohur, Artan Fuga, Bordit të Menaxhimi të Universiteteve janë ata që po rrjepin pedagogë e...

Aktualitet16:26 - 10 Dhjetor, 2018

Protesta në Kavajë e Shkodër/ Shoferët kundër çmimit të karburantit

Shoferët në qytetin e Kavajës dhe të Shkodrës kanë bllokuar rrugët dhe janë  duke protestuar për çmimin e  lartë të...

Aktualitet15:35 - 10 Dhjetor, 2018

Amnistia/ Të dënuarit në Burrel, letër Ministrisë së Drejtësisë

Plot 55  të dënuar në burgun e Burrelit i kanë dërguar sot një letër Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të...

Aktualitet13:37 - 10 Dhjetor, 2018

70 vjet zyrtarizim i të drejtat të njeriut/ Çpo ndodh me lirinë e barazinë

70 vjet Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Në celebrimin e përvjetorit, Michelle Bachelet, Komisarja e Lartë e OKB...

Aktualitet13:37 - 10 Dhjetor, 2018

Foto- Studentët vijojnë protestën/ Tubim masiv para Ministrisë së Arsimit

Pavarësisht ftesës së Ramës për dialog, studentët nuk tërhiqen por vijojnë të qëndrojnë duke protestuar në mënyrë paqësore para Ministrisë...

Aktualitet22:38 - 9 Dhjetor, 2018

Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet...

Aktualitet19:51 - 9 Dhjetor, 2018

Protestat/ Franca-Trump: Mos ndërhy në çështjet tona të brendshme

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën...

Aktualitet18:27 - 9 Dhjetor, 2018

“Merkeli mbetet kancelare”

E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e re e CDU-së. E besuara e Merkelit duhet...

Aktualitet18:01 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave...

Aktualitet17:31 - 9 Dhjetor, 2018

Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para Ministrisë së Arsimit

Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Pas refuzimit që i bënë ftesës për dialog nga kryeministri...

Aktualitet15:16 - 9 Dhjetor, 2018

Studentët shkresë Ramës e Ruçit/ Kërkesat të panegociueshme

Këshillat studentorë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve...

Aktualitet14:55 - 9 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i është bashkuar, edhe artisti Robert Aliaj. Duke folur para...

Aktualitet14:37 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta në Bruksel/ Arrestohen 400 persona

Pas Parisit protesta të dhunshme kanë nisur edhe në Bruksel. Mësohet se më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas...

Aktualitet08:45 - 9 Dhjetor, 2018

Video-Kaos nga protestat në Paris/ Kulla Eifel dhe muzetë qëndrojnë të mbyllura

Protesta  e  ‘jelekëve të verdhë’ në Paris është përshkallëzuar. Mësohets e Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë...

Aktualitet17:39 - 8 Dhjetor, 2018

Media e huaj tregon skandalin/ Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë

“The Independent” ka bërë publike një skandal të Shqipërisë që rrezikon sigurinë e vendit dhe atë ndërkombëtare. Në raportimin e...

Aktualitet16:56 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak

Banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur sërish sot protestën e tyre për mbrojtjen e banesave nga shembja për ndërtimin...

Aktualitet15:46 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e Report Tv për protestën dhe kërkesate tyre ndaj Ministrisë...

Aktualitet15:14 - 8 Dhjetor, 2018

Foto-Përleshje gjatë protestave në Paris/ Policia hedh gaz lotsjellës

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protestuesit me “jelekë të verdhë” në Champs Elysees. Demonstruesit po protestojnë kundër...

Aktualitet15:00 - 8 Dhjetor, 2018

Foto/ Përurohet në Vjenë romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në...

Aktualitet14:02 - 8 Dhjetor, 2018

Vlerësimi i ARRSH/ Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza e Madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të...

Aktualitet12:45 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe banorët e zonës...

Aktualitet00:01 - 8 Dhjetor, 2018

Zvicra injoron ultimatumin e BE-së, për firmosjen e traktatit të bashkëpunimit

Qeveria zvicerane do të konsultojë me agjentët e brendshëm të energjisë, një projekt-traktat që përcakton lidhjet me Bashkimin Evropian, duke...

Aktualitet23:58 - 7 Dhjetor, 2018

Kriza e Makron në Francë, një rrezik për mbarë Evropën

Nga Natalie Nougayrède Për hir të Evropës, Emanuel Makron ka nevojë për ndihmën, dhe jo neverinë apo urrejtjen tonë. Një...

Aktualitet22:42 - 7 Dhjetor, 2018

I ftohti ekstrem ‘pushton’ Kinën/ Jep alarmi i kuq

Në Kinë është dhënë alarmi i kuq se dimri i këtij viti, do të jetë më i ftoht se kurrë...

Aktualitet22:23 - 7 Dhjetor, 2018

Mes lotëve, Merkel mesazh politikës/ Koha për një kapitull të ri

Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg, ku do të zgjidhet pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel,...

Aktualitet11:53 - 7 Dhjetor, 2018

“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Trending

Read previous post:
“Digjen” Athina e Selaniku/ Protesta të dhunshme antiqeveritare

Dhunë e bomba zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos. Në mediat vendase...

Close