LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Studentët nuk dorëzohen/ Vijon tubimi masiv tek Ministria e Arsimit

7 Dhjetor 2018, 14:12, Aktualitet CNA

Studentët e universiteteve publike,  prej tre ditësh vijonë të protestojnë dhe deklarojnë se nuk do të dorëzohen deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

Edhe pse qeveria anulloi VKM-në për tarifat shtesë për provimet e mbartura, studentët sërish sot janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, prej orës 10:00 dhe vijojnë të qëndrojnë aty.

Ndërkohë që protestës në Tiranë i janë bashkuar edhe studentë nga Elbasani, Durrësi dhe Shkodra, Vlora dhe Korça. Qeveria u tërhoq dje duke shfuqizuar pikën 4 të ligjit nr. 288 të majit të 2018 për tarifën për kreditet për përsëritësit, ndërsa për tre pikat e tjera u njoftua ngritja e grupeve të punës, por studentët nuk pranojnë negociata.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi në rrjetet sociale i ftoi në zyrë për dialog për të zgjidhur ngërçin. ?Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për t?u thënë, por edhe shumë dëshirë që t?i dëgjoj, ballë për ballë, pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administratorë, pa pedagogë, por vetëm studentët e zgjedhur prej vet protestuesve, kë të duan ata, pa asnjë filtër partiak apo administrativ? tha Rama.

Ndërkohë që edhe Nikolla, e trembur nga protesta masive, u shpreh e gatshme për dialog, por studentët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit dhe ministres për dialog.

Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave dhe jo negociata. “Nuk pranojmë negociatat, duam plotësimin e kushteve” deklarojnë studentët duke vijuar protestën përpara ministrisë së Arsimit.

KËRKESA E PLOTË E STUDENTËVE: 
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare
1. Përgjysmim i tarifës së studimi
2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rektor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.
Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla Studentor.

Lajmet e fundit nga