LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fillojnë përplasjet në protestën e studentëve

7 Dhjetor 2018, 09:35, Aktualitet CNA
Fillojnë përplasjet në protestën e studentëve

Në protestën e studentëve sot ka pasur edhe një përplasje. Ndërkohë që vinin, studentët e Politeknikut kanë tentuar të qëndrojnë para Kryeministrisë, por një grup i Këshillit Studentor kanë këmbëngulur që të vazhdojnë përpara dhe të ndalojnë tek Ministria e Arsimit.

E njëjta situatë ka ndodhur edhe me studentët e tjerë. Ndërkohë që ata të Politeknikut dhe të Kamzës thanë që fillimisht do të shkonin tek kryeministria, pastaj u ndalën tek Ministria e Arsimit.

Burime i thanë CNA.al se Këshilli Studentor, ku ka elementë të FRESH-it dhe vetë FRESH-i i Tiranës janë organizuar fort sot në protestë për të mos lejuar që turma e studentëve të shkojë përpara Kryeministrisë për të protestuar.

Prandaj dhe ashtu siç jepet edhe në mediat live, duket se ka një moskoordinim dhe një përplasje se çfarë duhet të bëjnë dhe cilat janë hapat e mëtejshëm të studentëve. Një pjesë klanë ndaluar tek Ministria e Arsimit, ndërsa mbështeten edhe nga gjimnazistët e Tiranës.

Por, një herë i tha që do shkonin te Kryeministria, por më pas me një ndërhyrje, çka u tregua edhe në raportimin e mediave live, duket se ka një moskoordinim se ku duhet të qëndrojnë.

Por, tashmë duket se është zgjidhur dhe studentët po qëndrojnë tek Ministria e Arsimit, pavarësisht se një grup ka kërkuar që të shkojnë tek Kryeministria./ CNA.al

Lajmet e fundit nga