LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biznes me të dhënat tona, një tjetër skandal tregon se si Facebook bën lekë në kurriz të përdoruesve

7 Dhjetor 2018, 12:10, Lifestyle CNA
Biznes me të dhënat tona, një tjetër skandal tregon se si

Email-e të shkruara nga shefi i Facebook, Mark Zuckerberg dhe nga zëvendësit e tij tregojnë se kompania ka bërë disa marrëveshje selektive në kurriz të përdoruesve.

Thuhet se Facebook ka rënë në ujdi për ekspozimin e disa të dhënave me disa zhvillues, ndërsa ka refuzuar disa të tjerë. Një kopje e dokumenteve të brendshme është botuar në internet nga një komision parlamentar.

Thuhet se dosjet tregojnë gjithashtu se Facebook e kishte bërë me qëllim ?punën? më të vështirë për përdoruesit në mënyrë që ata të mos e kuptonin se çfarë kishte ndodhur me privatësisnë e tyre.

E-mailat janë marrë nga shefi i Six4Three, një firmë softuerësh që po padit gjigantin e teknologjisë, dhe u demaskuan nga Komiteti Digital, Kulturë, Media dhe Sport si pjesë e hetimit të tij për lajme të rreme.

Janë botuar rreth 250 faqe, disa prej të cilave janë të shënuara “shumë konfidenciale”.

Lajmet e fundit nga