Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai kalojnë natën e tyre të parë, ja ç’do ndodhë sot – CNA
Connect with us

Aktualitet

Bixhoz me dashurinë/ Anika dhe Shivai kalojnë natën e tyre të parë, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Halla flet me dikë në dhomën e saj. Gori e dëgjon. Ajo sheh hallën duke krehur flokët dhe e pyet. Halla bën sikur nuk po fliste me askënd. Gori i tregon Omit që halla po fliste me dikë. Om nuk e beson. Gori mundohet ta bindë. Halla i tregon Gorit që po fliste me fëmijën e saj Ratanin. Bavja bind Rudrën të shkojnë në polici. Ata kallëzojnë ngjarjen që panë dhe mësojnë se janë në rrezik të madh. Inspektori i thotë se krimineli që u vra para tyre është vëllai i një gangsteri të njohur dhe tani ai është në kërkim të Rudrës dhe Bavjës për të mësuar kush ja vrau të vëllain. Bavjës i japin për detyrë të hyjë në familjen Oberoi si pjesë e planit të tyre.

LEXO EDHE:  Bixhoz me dashurinë/ Om sheh hallën duke kryer vetëvrasje, ja ç’do ndodhë sot

Shivai e fton Anikën në dhomë për të kaluar momente romantike së bashku por Pinki nuk i lë rehat. Ajo ja bën Anikës me shenjë. Anika kujton kushtin që i vendosi Pinki. Ajo shkon në dhomë dhe e gjen ambientin të zbukuruar. Shivai i thotë se nata e tyre e parë duhet të jetë speciale. Anika nuk e kupton Shivain për çfarë e ka fjalën. Shivai i dhuron Anikës një fustan nate. Ai i kërkon Anikës ta veshë. Anika nuk pranon. Shivai insiston. Anika shkon ta veshë dhe del para Shivait me fustanin e veshur mbi rroba. Shivai habitet dhe dëshiron që t’ja veshë ai fustanin Anikës. Anika ja mbath me vrap. Ranvir e çon Priankën në shtëpi. Kamini e mirëpret. Ajo i bën foto Ranvirit dhe Priankës.

Aktualitet

Protestat e studentëve/ Deputeti i LSI thur disa vargje për kryeministrin

Publikuar

-

By

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nëpërmjet disa vargjeve, ka shprehur opinionin e tij në lidhje me protestat e studentëve dhe rolin e kryeministrit Edi Rama në krijimin e kësaj situate.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Rama është problemi, sëmundja e turpi ndërsa studentët janë zgjidhja e shërimi.

“Edi Rama eshte problemi studentetet jane zgjidhja

LEXO EDHE:  Xhenet mëson se Kaja është babai i saj, ja ç’do ndodhë sot

Edi Rama eshte semundja studentet jane sherimi.

Edi Rama eshte turpi studentet jane nderi.

Edi Rama eshte erresira studentet jane drita.

Edi Rama eshte humnere e zeze studentet jane fusha me lule.”-shkruan deputeti i LSI-së në postimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Forca e ligjit godet sërish/ Sekuestrohen miliona lekë pasuri

Publikuar

-

By

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe gjurmimit, evidentimit dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Departamenti i Policisë Kriminale dispononte informacione se shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar, ka qënë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Itali si dhe në veprimtarinë kriminale të simulimit të krimit (krijimin e provave të rreme), mashtrime në dëm të kompanive të sigurimit dhe përvetësim të kundërligjshëm të autoveturave, në Pescara, Itali.

Pas grumbullimit, administrimit, analizimit dhe referimit të materialeve të para nga strukturat e Drejtorisë Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Elbasan, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka rregjistruar proçedimin penal Nr. 318 viti 2018 për veprën penale të ”Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Elton Kila alias Kastriot Kila.

Për këte procedim penal është bashkëpunuar dhe shkëmbyer informacion i vazhdueshëm me Misionin Ndërlidhës Policisë Italiane (INTERFORCA) .

Si rezultat i komunikimeve të vazhdueshme me Misionin Ndërlidhës Policisë Italiane, shtetasi Elton Kila (alias Kastriot Kile) u shpall në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar Nr.SPIE 522/2011 datë 11.09.2018 për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrimi” dhe “Kallzim i rremë” parashikuar nga nenet 110, 416, 367, 642 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i Ligjit kundër Drogave.

Më datë 17.10.2018, nga Policia e Elbasanit është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Elton Kila me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Bazuar në aktivitetin kriminal të shtetasit Elton Kila (alias Kastriot Kile), nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në bashkëpunim me DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan u kryen hetime intensive në lidhje me:

LEXO EDHE:  Xhenet mëson se Kaja është babai i saj, ja ç’do ndodhë sot

Transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera në terren, u siguruan prova të pa kontestushme dhe Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, vendosi sekuestro preventive për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të shtetasit Elton Kila (alias Kastriot Kile), dhe familjarëve të tyre.

Më datën 11.12.2018 oficerët e Njësisë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Hetimore Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, për sekuestro preventive për pasuritë:

• Një ndërtesë 5-katëshe, me siperfaqe banimi 1502 m2, në Elbasan

• Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, në Elbasan

• Një siperfaqe toke prej 5200 m², në Elbasan.

• Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 lekë të reja. Vlera aktuale e tregut e këtyre pasurive është shumë herë më e madhe.

Gjithashtu po këtij personi nga njësia hetimore vendore në DVP Elbasan në muajin Tetor 2018 në bashkëpunim me Prokurorinë i janë sekuestruar edhe 39 makina luksoze dhe 6 motomjete në 3 pika shitje të mjeteve të dyshuara se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Elton Kila është drejtuesi i një grupi kriminal të skeduar nga “Forca e Ligjit”.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I ftoi në parlament/ Studentët i përgjigjen Ramës

Publikuar

-

By

Studentët kanë mbërritur tek Ministria e Arsimit, që do të jetë edhe stacioni i tyre i protestës masive që zhvillohet në të gjitha Universitetet e vendit. Ata kanë marshuar fillimisht në Bulevard dhe nga të gjitha fakultetet në Tiranë dhe më pas janë mbledhur tek ministria.

Ndërkohë, pas statusit të kryeministrit Rama, i cili tha se është dakord me pikat e studentëve parimisht duke theksuar se për t’i hedhur në zbatim kërkojnë  më parë dialogun mes palëve, disa studentë në një prononcim për BW deklaruan se nuk janë dakord me propozimet e kryeministrit duke theksuar se nuk ulen pa parë të nënshkruara kërkesat e tyre.

Njëri prej tyre deklaroi se nga universiteti po marrin në këmbim “bërrylat” dha asgjë më shumë . Kryeministri Rama në postin e shpërndarë pak çaste më parë, ftoi studentët të shkojnë edhe në Parlament nëse nuk kanë besim të ulen në dialog në Kryeministrin.

LEXO EDHE:  Bixhoz me dashurinë/ Om sheh hallën duke kryer vetëvrasje, ja ç’do ndodhë sot

“Unë mendoj se nuk jam dakord, sepse ai nuk besoj se i realizon kërkesat tona, Kryeministri duhet t’i marrë parasysh kërkesat tona një për një”, tha një student.

“Protesta do të përshkallëzohet. Nuk i njohim. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, atëherë do jemi ne qe do t’i plotësojmë. Poshtë sistemi komunist!”, deklaroi një tjetër.

“Kërkesat tona janë këtu të shpalosura. Nuk vlen, ne duhet t’i shohim të miratuara kërkesat tona dhe pastaj largohemi.”, tha njëri prej tyre.

“Kerkesat kanë shkuar, kryeministri t’i cojë ku të dojë. Ne nuk do të tërhiqemi asnjëherë. Ne nuk po themi që të miratrohen pa ardhur viti i ri, mjafton të jenë të shkruar adhe të firmosura dhe të nisë puna sa më parë. Po marrim bërrylat nga shkolla”, shtoi një tjetër student.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:24 - 10 Dhjetor, 2018

Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Zhvilloni proces të lirë zgjedhor për KLP dhe KLGJ

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kërkuar që sistemi i drejtësisë në vend të jetë tërësisht funksional. Në një postim në...

Aktualitet18:38 - 10 Dhjetor, 2018

Ndryshimet klimatike/ Jepet alarmi në Poloni: Bota përballet me një krizë të madhe

Në Poloni u zhvillua një Samitin për Klimën organizuar nga Kombet e Bashkuara. Gjatë këtij Samiti është dhënë alarmi se...

Aktualitet17:11 - 10 Dhjetor, 2018

Artan Fuga hedh akuza të forta/ Zbulon kush po rrjep studentët

Për akademikun dhe profesorin e  njohur, Artan Fuga, Bordit të Menaxhimi të Universiteteve janë ata që po rrjepin pedagogë e...

Aktualitet16:26 - 10 Dhjetor, 2018

Protesta në Kavajë e Shkodër/ Shoferët kundër çmimit të karburantit

Shoferët në qytetin e Kavajës dhe të Shkodrës kanë bllokuar rrugët dhe janë  duke protestuar për çmimin e  lartë të...

Aktualitet15:35 - 10 Dhjetor, 2018

Amnistia/ Të dënuarit në Burrel, letër Ministrisë së Drejtësisë

Plot 55  të dënuar në burgun e Burrelit i kanë dërguar sot një letër Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të...

Aktualitet13:37 - 10 Dhjetor, 2018

70 vjet zyrtarizim i të drejtat të njeriut/ Çpo ndodh me lirinë e barazinë

70 vjet Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Në celebrimin e përvjetorit, Michelle Bachelet, Komisarja e Lartë e OKB...

Aktualitet13:37 - 10 Dhjetor, 2018

Foto- Studentët vijojnë protestën/ Tubim masiv para Ministrisë së Arsimit

Pavarësisht ftesës së Ramës për dialog, studentët nuk tërhiqen por vijojnë të qëndrojnë duke protestuar në mënyrë paqësore para Ministrisë...

Aktualitet22:38 - 9 Dhjetor, 2018

Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet...

Aktualitet19:51 - 9 Dhjetor, 2018

Protestat/ Franca-Trump: Mos ndërhy në çështjet tona të brendshme

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën...

Aktualitet18:27 - 9 Dhjetor, 2018

“Merkeli mbetet kancelare”

E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e re e CDU-së. E besuara e Merkelit duhet...

Aktualitet18:01 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave...

Aktualitet17:31 - 9 Dhjetor, 2018

Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para Ministrisë së Arsimit

Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Pas refuzimit që i bënë ftesës për dialog nga kryeministri...

Aktualitet15:16 - 9 Dhjetor, 2018

Studentët shkresë Ramës e Ruçit/ Kërkesat të panegociueshme

Këshillat studentorë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve...

Aktualitet14:55 - 9 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i është bashkuar, edhe artisti Robert Aliaj. Duke folur para...

Aktualitet14:37 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta në Bruksel/ Arrestohen 400 persona

Pas Parisit protesta të dhunshme kanë nisur edhe në Bruksel. Mësohet se më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas...

Aktualitet08:45 - 9 Dhjetor, 2018

Video-Kaos nga protestat në Paris/ Kulla Eifel dhe muzetë qëndrojnë të mbyllura

Protesta  e  ‘jelekëve të verdhë’ në Paris është përshkallëzuar. Mësohets e Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë...

Aktualitet17:39 - 8 Dhjetor, 2018

Media e huaj tregon skandalin/ Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë

“The Independent” ka bërë publike një skandal të Shqipërisë që rrezikon sigurinë e vendit dhe atë ndërkombëtare. Në raportimin e...

Aktualitet16:56 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak

Banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur sërish sot protestën e tyre për mbrojtjen e banesave nga shembja për ndërtimin...

Aktualitet15:46 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e Report Tv për protestën dhe kërkesate tyre ndaj Ministrisë...

Aktualitet15:14 - 8 Dhjetor, 2018

Foto-Përleshje gjatë protestave në Paris/ Policia hedh gaz lotsjellës

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protestuesit me “jelekë të verdhë” në Champs Elysees. Demonstruesit po protestojnë kundër...

Aktualitet15:00 - 8 Dhjetor, 2018

Foto/ Përurohet në Vjenë romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në...

Aktualitet14:02 - 8 Dhjetor, 2018

Vlerësimi i ARRSH/ Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza e Madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të...

Aktualitet12:45 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe banorët e zonës...

Aktualitet00:01 - 8 Dhjetor, 2018

Zvicra injoron ultimatumin e BE-së, për firmosjen e traktatit të bashkëpunimit

Qeveria zvicerane do të konsultojë me agjentët e brendshëm të energjisë, një projekt-traktat që përcakton lidhjet me Bashkimin Evropian, duke...

Aktualitet23:58 - 7 Dhjetor, 2018

Kriza e Makron në Francë, një rrezik për mbarë Evropën

Nga Natalie Nougayrède Për hir të Evropës, Emanuel Makron ka nevojë për ndihmën, dhe jo neverinë apo urrejtjen tonë. Një...

Aktualitet22:42 - 7 Dhjetor, 2018

I ftohti ekstrem ‘pushton’ Kinën/ Jep alarmi i kuq

Në Kinë është dhënë alarmi i kuq se dimri i këtij viti, do të jetë më i ftoht se kurrë...

Aktualitet22:23 - 7 Dhjetor, 2018

Mes lotëve, Merkel mesazh politikës/ Koha për një kapitull të ri

Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg, ku do të zgjidhet pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel,...

Aktualitet11:53 - 7 Dhjetor, 2018

“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Trending

Read previous post:
“Digjen” Athina e Selaniku/ Protesta të dhunshme antiqeveritare

Dhunë e bomba zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos. Në mediat vendase...

Close