LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

6 Dhjetor 2018, 13:16, Aktualitet CNA
Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Një grua 56 vjeçe nga qyteti i  Fierit rezulton e zhdukur prej 24 orësh. Shtetësja Liljana Tafa nga fshati Zhupan ka humbur kontaktet me familjarët që në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Në momentin e largimit nga banesa 56-vjeçarja ka pasur veshur bluzë rozë me jelek gri si dhe tuta të zeza.

Familjarët denoncuan zhdukjen e gruas mbrëmjen e kaluar si dhe kanë kontrolluar në spital dhe në morgun e Fierit.

Ata bëjnë apel që kush mund ta ketë parë të kontaktojë në numrin e telefonit 0682195608./CNA.al

Lajmet e fundit nga