Aktualitet
Vrau presidentin e ekipit të njohur anglez/ Zbulohet shkaktari i shpërthimit të helikopterit

Njësia e hetimit ka zbuluar shkakun e përplasjes së helikopterit që shkaktoi vdekjen e pesë personave, përfshirë edhe të presidentit të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha. Raportimi sqaron se një nga kunjat ishte liruar për shkak të akumulimit të grasos, duke shkaktuar që pedalet e pilotit të mos ishin funksionale për të kontrolluar rotorin e bishtit, për të ndikuar në humbjen e kontrollit të helikopterit dhe rrëzimin pauses.
Në bordin e helikopterit sapo kishte hipur Srivaddhanaprabha nga qendra e fushës së “Leicester’s King Poëer Stadium”, pas ndeshjes kundër West Ham, sikurse bënte shpesh, për të nisur ngritjen në ajër, përpara se të humbiste kontrollin dhe të përplasej në parkingun e makinave jashtë stadiumit, e shpërthyer më pas në flakë. /CNA.al


Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar sot një thirrje të fortë socialistë, për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.
Në një prononcim për mediat, Sali Berisha e cilësoi largimine Ramës si një emergjencë kombëtare, ndërsa paralajmëroi se fundi i tij është afër dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë.
“Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. Me këë rast i bëj thirrje socialistëve, që në interesin më të mirë të tyre dhe të shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti. E them me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet cdo ditë e më e kufishme. Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datë 16 dhe dje në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 1990-1991 ndaj diktaturës.
Në këto kushte u bëj thirrje socialistë të mos nënvlerësojnë situatën sepse ndëshkimi ndaj Ramës do të jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë”-deklaroi Berisha./CNA.al

Chelsea nuk do të lejohet të transferojë lojtarë në dy afatet e ardhshme të merkatos. Ky vendim është marrë nga FIFA, pasi klubi anglez ka shkelur rregullat në lidhje me transferimet ndërkombëtare dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.
Në një deklaratë, komiteti disiplinor i organit drejtues të futbollit botëror tha se Chelsea do të ndalohet nga “Regjistrimi i lojtarëve të rinj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për dy periudhat e ardhshme të merkatos. Ky ndalim vlen për klubin në tërësi, me përjashtim të ekipeve të femrave dhe futsall (futbolli i sallave), por nuk pengon lirimin e lojtarëve”.
FIFA gjithashtu ka gjobitur Chelsean me 460,000 paund dhe u ka dhënë atyre një afat prej 90 ditësh “për të rregulluar situatën e lojtarëve të rinj në fjalë”.

Raporte të ndryshme tregojnë se popullatat e insekteve nëpër botë po tkurren ndjeshëm, por si i prek kjo njerëzit? Një studim i kohëve të fundit tregon se bletët, milingonat dhe brumbujt po zhduken tetë herë më shpejt se gjitarët, shpendët dhe zvarranikët.
“Nëse ikin insektet, praktikisht ikin dhe njerëzit” thonë kërkues si Sylvia Myers qe shpjegon dhe arsyen perse ata janë kaq të rëndësishëm.
Nga sa tregon ajo, insektet janë në fundin e zinxhirit ushqimor dhe prej tyre varen shumë gjallesa, shpendë, gjitarë e njerëzit vetë. Insektet konsiderohen tejet të rëndësishëm në prodhimin ushqimit; janë përgjegjës per pllenimin; rreth 75% e kulturave bujqësore të globit pllenohen prej tyre, dhe ndonëse një pjesë e tyre përshtaten me ndryshimet që po sjell klima apo urbanizimi, kjo nuk ndodh me të gjithë.
Një nga gjerat që njerëzit mund të bëjnë sipas Myers për të frenuar zhdukjen e tyre, është krijimi i liqeneve te vogla apo pellgjeve sepse shume insekte e nisin aty jetën e tyre.
-
Kuriozitete21 mins ago
Kur ujëvara “merr” flakë, ky është fenomeni i mahnitshëm që po i lë turistët pa fjalë
-
Life Style2 hours ago
Bixhoz me dashurinë/ Shivai ndalon martesën dhe shpëton Anikën, ja ç’do ndodhë sot
-
Life Style2 hours ago
Arzu shpëton Melisën dhe e lë Xhenetin të vdesë, ja ç’do ndodhë sot
-
Aktualitet21 hours ago
Trendi më i ri, çantat e vogla po bëjnë namin
-
Aktualitet22 hours ago
Maskat/Mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë dhe shkëlqim lëkurës
-
Aktualitet23 hours ago
Drejtuesit ekzekutivë e kanë filluar karrierën e tyre si bashkëpunëtorë/Ja arsyeja pse
-
Life Style1 day ago
Vikrami fut në kurth Shivain dhe Anikën/ Çfarë do të ndodhë sot në Bixhoz me dashurinë
-
Aktualitet1 day ago
Melisa dhe Xhenet bëjnë aksident/ Ja çfarë do të ndodhë sot