Aktualitet
Tërhiqet Nikolla/ Anullohet VKM për provimet e mbartura

Pas tre ditësh protesta nga studentët për heqjen e tarifave për provimet e mbartura, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka zhvilluar një takim me rektorët e universiteteve ku është marrë vendimi për këtë pakënaqësi të studentëve.
Në një deklaratë për mediat Nikolla ritheksoi edhe njëherë se ndryshimin e tarifave e kanë në dorë vetë universitet dhe jo qeveria.
“Qeveria nuk bën as ulje as ngritje të tarifave të studimit, janë unuiversitetet ata që vendosin për çdo tarifë. Sot buxheti i shtetit mbulon mbi 70% të kostos reale të studimit të 80% të programeve të studimit.”-tha ministrja.
Në fund të fjalës së saj ministrja bëri me dije se qeveria do shfuqizojë vendimin për tarifën për provimet e mbartura.
“Ndërkohë që sot qeveria do shfyqëzojë vendimin për tarifën e provimeve të mbartura.”-mbylli fjalën e saj Nikolla./CNA.al